Berisha: Doshi dhe Frroku s’meritonin të ishin në Parlament, arrestimi i tyre u për të shpëtuar kokën e Metës

Mar 26, 2015 | 19:00
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se arrestimi me urgjencë i dy deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku pasditen e së enjtes nga policia e Tiranës me urdhër të Prokurorisë së Përgjithshme, u bë si në periudhën komuniste. Në një reagim në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Berisha shkruan se të dy deputetët nuk meritonin të ishin në Parlament, ndërsa shton se arrestimi tyre u bë për të shpëtuar Ilir Metën.

Sali Berisha

Në komentin e tij Berisha thotë se ndalimi i dy deputetëve nuk i sqaron shqiptarët për akuzat e ngritura, por shton më tej dyshimet për manipulimin e çështjes.
 

Komenti i plotë i Berishës në “Facebook”:

Nje arrest i rrufeshem per koken peshkut qe qelb ere ne mbare Europe!

Sot me nje shpejtesi te rrufeshme Prokuroia arrestoi dy deputetet e mazhorances, Doshi dhe Frroku. Duke mbeshtetur gjithnje zbatimin e ligjit shpreh bindjen time me te thelle se asnjeri prej tyre nuk meritonte te ishte ne Parlament dhe se ata u arrestuan sot me urgjence si ne te shkuaren tone me te hidhur per te shpetuar koken e peshkut qe qelbet dhe kundermon ne mbare Europen, te Ilir Metes qe eshte dhe autori i vertete i porositjes se vrasjes se dy deputeteve dhe nje shpifes dhe manipulues sa vet shpifja dhe trillimi!

Ne kete kontekst arresimi i tyre jo vetem qe nuk i dha pergjigjen qe pret çdo shqiptar ndaj akuzave me te renda te ne historine e vendit por vetem deshmoi se si pushteti arrin te mbuloje skenare monstruoze vrasjesh per pushtet dhe afera te tjera kriminale. Shqiperia ecen drejt destabilizimit nga krimi i lidhur me pushtetaret me te larte. Vetem revolucioni demokratik qytetar do te rrezoje murin e krimit te pushtetareve te klikes Rama – Meta dhe shpetoje Shqiperine nga nje rrenim i vertete!! sb

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura