Basha, takime në Belsh e Cërrik: Rama-Meta s’kanë ofertë, më 21 qershor ta ndalim të keqen

May 30, 2015 | 9:41
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë takimeve me banorë të Belshit, Cërrikut dhe Bradasheshit në Elbasan, ka ftuar shqiptarët të ndalin të keqen me votë.

Basha gjate takimit me banore

Gjatë takimit, banorët e njohën Bashen me shqetësimet e tyre, që nga rënia e fuqisë blerëse, rritja e çmimit të energjisë e deri tek pamundësia për të blerë ilaçet. 

“Vota për Partinë Demokratike, unë premtoj do të shkojë për paketën tonë të shpëtimit, të ulim taksën në minimum, më të ultën në Ballkan, të ulim çmimin e energjisë, që ato lekë që i çojmë për fatura e kamatë-vonesat, t’i kenë në xhepin e tyre, të vijnë e të blejnë bukë e të blejnë mallrat kryesore, të heqim TVSH-në për mallrat e shportës, që të paktën t’i paguajnë 20% më pak. Ç’ kuptim ka që shteti vjen e të merr 20% për vezën, bukën, kurse ai tjetri s’ka lekë të japë për bukën?!”- tha Basha. 

Sipas tij, gjithe problemet që sot shqetesojne shqiptaret zgjidhen me votë dhe në 21 qershor. “Ju keni mundësinë që këtë të keqe ta ndalni me votën tuaj por nga ana tjetër, duke votuar për Partinë Demokratike në 21 qershor”- tha ai. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura