Bardhi paralajmëroi shkarkimin, reagon deputeti i PD: Pitkini dhe kur nevrikosej Pitkin ngelej! Kam qenë i pari që kam denoncuar Olta Xhaçkën

Apr 17, 2024 | 21:43
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, i cili mban edhe postin e Sekretarit të Grupit Parlamentar të PD zyrtare, Arbi Agalliu ka reaguar pasi Gazment Bardhi paralajmëroi se do ta shkarkojë së bashku me Orjola Pampurin, pasi sipas tij kanë mbajtur një qëndrim pro Olta Xhaçkës.

agalliu

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Agalliu ka ironizuar Gazment Bardhi, duke e quajtur atë “Pitkin”.

Ai thotë se ka qenë i parë  që ka denoncuar jo vetëm Xhaçkën por edhe zyrtarë të tjerë që kanë abuzuar me investimet strategjike dhe pronat në jug.

“Ndaj askush nga ata që kanë braktisur PD, sulmojnë SPAK, janë zëdhënës të të korruptuarve, nuk mund të bëjnë moral dhe aq më tepër të pretendojnë të shkarkojnë a ngarkojnë. Jo për gjë po nuk na lidh asgjë. Pitkin, mos bëj pirueta se të merren mend e nuk di ç’flet”, shkruan deputeti demokrat.

LEXO EDHE: Zbardhet debati me dyer të mbyllura në Grupin e PD/ Gazment Bardhi paralajmëron shkarkimin e dy deputetëve të Bashes: E papranueshme vota për Xhaçkën

 

Reagimi i Agalliut

Pitkini dhe kur nevrikosej Pitkin ngelej!

Arbi Agalliu ka qenë i pari që ka denoncuar Olta Xhaçkën në 4 Mars 2022. Kam qenë pikërisht unë si deputet i Qarkut të Vlorës që kam denoncuar jo vetëm Xhaçkën por edhe zyrtarë të tjerë që kanë abuzuar me investimet strategjike dhe pronat në jug.

Arbi Agalliu ka qëndruar aty ku ka qenë që ditën e parë. Ka të njëjtin qëndrim si ditën e parë. Distancohet nga të korruptuarit dhe mbështet SPAK.

Ndërkohë, ata që shkojnë e mbrojnë të korruptuarit, të cilët i kanë akuzuar deri dje, kanë probleme personaliteti për mos të thënë burrërie.

Ndaj askush nga ata që kanë braktisur PD, sulmojnë SPAK, janë zëdhënës të të korruptuarve, nuk mund të bëjnë moral dhe aq më tepër të pretendojnë të shkarkojnë a ngarkojnë. Jo për gjë po nuk na lidh asgjë.

Janë pikërisht këta që VOTOJNË PRO AMNISTISË PËR TË KORRUPTUARIT!

Kjo mazhorancë nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rastin e Xhaçkës dhe ky është thelbi. Por loja “fut Berishën se të lë Xhaçkën”, është e qartë.

Pitkin, mos bëj pirueta se të merren mend e nuk di ç’flet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura