Humbi në kumar dhe u kthye me pistoletë në brez, media gjermane: Kosovari qëlloi për vdekje reperin serb për një borxh 15 mijë euro

Apr 30, 2024 | 13:29
SHPËRNDAJE

Rrustem Llapi, 52- vjeçar nga Podujeva është lënë në arrest sipas një vendimi në Dyseldorf, pasi mbi të rëndon vepra e vrasjes së rëndë.

teeeee

Ai dyshohet se të dielën në mbrëmje e vrau me armë zjarri Aleksandar M., 38 vjeçar, me origjinë nga Serbia. Sipas raportimeve atje, dyshimet e para janë që konflikti ka ndodhur si pasojë e një borxhi prej 15 mijë eurosh.

Siç raporton tabloidi gjerman Bild të hënën në mbrëmje, kosovari i dyshuar për vrasje kishte humbur në kumar, sipas burimeve brenda hetuesisë gjermane.

“Vrasësi humbi në kumar dhe u kthye me pistoletë”, shkruhet në titullin e artikullit të “Bild”

“A ka vdekur reperi gangster dhe pronari i lokalit Aleksandar M. (38-vjeç) për 15 mijë euro? Ai u qëllua katër herë të dielën mbrëma nga vrasësi i dyshuar me tuta të kuqe në Dyseldorf”, shkruan tabloidi gjerman.

Gjatë këtyre hetimeve do të bëhet e qartë edhe akuza ndaj të dyshuarit kryesor, që është Rrustem Llapi, një 52-vjeçar nga Podujeva. Mediat gjermane shkruajnë se vepra penale ndaj tij mund të jetë vrasje ose vrasje e rëndë.

Rasti i cilësimit të vrasjes së rëndë, ndoshta varet edhe nga fakti nëse mund të vërtetohet se autori ka hyrë në restorant me qëllim për ta vrarë viktimën dhe për këtë arsye mbante me vete armë.

Të hënën, 52-vjeçari u soll para gjykatësit. Ai u mbrojt në heshtje.

Mediat gjermane kanë raportuar të hënën se viktima Aleksandar M. ishte edhe reper dhe i pëlqente të prezantohej në internet si ” gangster” i vërtetë. Ai kultivonte një imazh si biznesmen pasanik, herë pozonte me një Ferrari, herë me xhipa të mëdhenj.

Ndërkaq, Rrustem Llapi është një shqiptar nga Podujeva, i cili në rrjetet sociale publikonte shpesh video në Tik-Tok në të cilat shfaqej herë në Kosovë, e herë në Gjermani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura