Të shtënat me armë për të kërcënuar avokatin, zbardhen detajet! Ishte në makinë me nipin! Si ndodhi ngjarja

Mar 29, 2024 | 8:42
SHPËRNDAJE

Detaje të reja dalin nga ngjarja në Memaliaj ku një person qëlloi në ajër për të kanosur avokatin Andrea Zotaj.

POLICIA

Mësohet se ai po udhëtonte me makinë me nipin e tij kur një person i ka bërë pritë dhe ka qëlluar në ajër.

Nga të shtënat me armë nuk ka pasur të lënduar ndërsa autori është shoqëruar në polici.

Vëllai i avokatit dyshohet se ka patur konflikte të vazhdueshme për pronësinë e një toke.

Ndërsa mbrëmjen e së enjtes (28 mars) ndaj mjetit të avokatit në të cilën ndodhej edhe nipi i tij është qëlluar nga një person, i cili më pas është vetëdorëzuar.

Njoftimi i policise: 

Mbrëmjen e djeshme, qëlloi me armë zjarri në ajër, për të kanosur 2 shtetas, kapet menjëherë pas ngjarjes dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

Gjendet arma e zjarrit (pushkë), të cilën 41-vjeçari e fshehu në një zonë të pyllëzuar, dhe sekuestrohet bashkë me municion luftarak.

Menjëherë pas njoftimit të marrë më datë 28.03.2024, rreth orës 19:30, se në fshatin Qesarat, ishte qëlluar me armë zjarri, në ajër, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe arrestimin e autorit/ëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, shërbimet e Policisë kapën dhe vunë në pranga autorin e dyshuar të këtij rasti, shtetasin F. L., 41 vjeç, banues në Memaliaj.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri (pushkë), në ajër, me qëllim kanosjen e shtetasve A. Z., 54 vjeç dhe E. Z., 34 vjeç, të afërm të njëri-tjetrit, të dy banues më fshatin Anë Vjosë. Më pas, ai ka fshehur armën e zjarrit, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Qesarat.

Arma e zjarrit u gjet nga shërbimet e Policisë dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me disa fishekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura