Arrestimi i Evis Berberit/ Qeveria emëron drejtuesin e ri në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar

Mar 28, 2024 | 17:27
SHPËRNDAJE

Pas arrestimit të Evis Berberi me urdhër të SPAK, qeveria ka emëruar drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

berberi

Në krye të ARRSH-së, institucionit që jep më së shumti tendera në Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës  është  emëruar Gentian Gjyli.

66058adb7f5120df44204-64a2-466e-920a-910ca05ac3e8-e1711642347414

Evis Berberi, bashkëpunëtor i ngushtë i Zv/Kryeministres Belinda Balluku u prangos më 14 mars, nën akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Prokuroria ka zbuluar se nëpërmjet një kompanie të krijuar prej dhe e shitur de jure te një biznesmen pasi mori poste drejtuese në Ministrinë e Infrastrukturës, i ka dhënë disa tendera si dhe kryente transaksione financiare nëpërmjet kompanisë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura