‘Anti-shpifja’, debat në komision për dekretin e Presidentit, PS: Duhet rrëzuar

Jan 22, 2020 | 12:31
SHPËRNDAJE

Debate ne mbledhjen e sotme te Komisionit te Veprimtarisë Prodhuese, teksa u shqyrtua dekreti i Presidentit Ilir Meta, i cili i ktheu mbrapsht Kuvendit paketën antishpifje.

Këshilltari ligjor i Presidences, Bledar Dervishi, i pranishem ne kete diskutim theksoi se dispozitat e paketës ligjore bien në kundërtim me dispozitat kushtetuese që mbrojnë të drejtat e lirisë së medias dhe të shprehjes, madje edhe në kundërshtim me përcaktimet evendimeve të gjykatës së të drejtave të njeriut.

“Forca ushtruese e shtetit do jetë e dyfishtë, një herë me gjobat nga AMA e më pas përmes AKEP. Të gjithë duhet të dëgjojnë deklaratat e Komisionit Europian që nëse nuk reflektohet do të ketë ndikim në procesin e integrimit europian.” -tha Dervishi.

Ndërkohë përfaqësuesi i AKEP, Bleron Dokle, sqaroi rastet se kur ky institucion ndërhyn sipas ligjit.

“Ligji përpiqet të rregulloje normën e ligjit ekzistues. Ligji thekson se masa administrative do jepet ndaj operatorëve që ofron shërbimin e jo ndaj mediave. Ne nuk merremi dot me përmbajtjen e një faqeje online. Vetëm pas njeë njoftimi nga autoritet përktatëse AKEP përfshihet.”- tha Dokle.

Ne fjalen e tij relatori i PS, deputeti Arben Pëllumbi, tha se argumentet e presidentit nuk jane te qenesishme.

“Argumentat e Presidentit nuk janë të qenësishme e për këtë nuk ka pse ta rishqyrtojmë këtë ligj. Gjykoj që të rrëzohet dekreti i Presidentit”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura