Alketa Vejsiu “rrëmben” fustanet e Valdrin Sahitit nga dyqani i krijuar prej Elvana Gjatës

Mar 16, 2019 | 15:18
SHPËRNDAJE

Siç është shkruar në mjaft media, rreth dy vite më parë, Elvana Gjata hapi një dyqan fustanesh luksoze dhe nusesh, të cilat dizenjoheshin nga stilisti i famshëm kosovar Valdrin Sahiti.

elvana valdrin

Stilisti është një mik i ngushtë i Elvanës dhe bën veshje për të prej disa vitesh tashmë. Por mesa duket, miqtë vendosën që këtë miqësi ta kanalizojnë edhe në një bashkëpunim biznesi.

Elvana-Flori

Mirëpo, kjo gjë zgjati shumë pak, sepse siç e kemi shkruar më herët, asokohe Elvana, e cila ishte pozicionuar shumë mirë me bizneset e saj, ku krahas “Altar”, ishte gjithashtu aksionere me Flor Mumajesin te “Proper Pizza”, vendosi të shesë bizneset dhe aksionet e saj dhe të mos merret me asnjë biznes, për t’iu përkushtuar karrierës ndërkombëtare.

elvana-gjata-ervin-mata-724x405

Thuhet që kjo përkonte me kohën kur ajo u lidh me Ervin Matën, me të cilin u fejua. Biznesin e “Altarit” e bleu Drilona Boçi, ish-miss dhe një vajzë simpatike, e cila njihet për stilin e bukur në veshje dhe jetën e shtrenjtë që bën. Drilona e vijoi biznesin e Elvanës ashtu siç ajo ia la, por mesa duket tashmë gjithçka ka ndryshuar.


Rreth tre ditë më parë, Alketa Vejsiu njoftoi në “Instagram” se fustanet e bukura të Valdrinit tani mund t’i gjeni në biznesin e saj, “Class Event”, ndërkohë që në faqen “Altar” nuk ka më asnjë fustan të tij, ajo ka ndryshuar komplet stil.

fustan alketa

Tashmë edhe emri është modifikuar, ajo quhet “Altar by Drilona Boçi” dhe nuk merret më me fustanet luskoze, por me veshje që janë më të përshtashme për përditshmërinë. Nuk e dimë se cila ka qenë arsyeja e ndërprerjes së këtij bashkëpunimi dhe ndryshimit të filozofisë së një biznesi me emrin “Altar”, por që me ndryshimet e reja, termi “altar” duket nuk se nuk hyn më gjëkundi.

alketa

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura