“A je xheloze për bashkëshortin tënd?”/ Rezarta Shkurta i përgjigjet ndjekësve, këngëtarja zbulon edhe planet për një fëmijë të dytë

Oct 18, 2021 | 12:45
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Rezarta Shkurta dhe bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha, kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre në muajin qershor të këtij viti. Pas 17 vitesh, ata i thanë “PO!” përgjithmonë njëri-tjetrit në një jaht luksoz në një nga bregdetet shqiptare, me një dekor të mrekullueshëm.

rezarta shkurta

Nipi i ish-diktatorit, Enver Hoxha dhe biznesmenja janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Hera. Tashmë që e vogla e tyre është shtatë vjeç, ndjekësit në rrjete sociale janë kuriozë të dinë nëse çifti ka në plan ta zgjerojë familjen.

Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit mbrëmjen e djeshme, Rezarta iu përgjigj disa pyetjeve dhe komenteve për jetën personale.

rezarta shkurta (1)

Një bebe për Herën duhet tani”,– i shkroi një ndjekëse, së cilës këngëtarja iu përgjigj: “Duhet, dakord jam!”.

Ndërkohë, një tjetër i shkroi: “A je xheloze për bashkëshortin tënd? A do i bëje një motër ose vëlla Herës?”.

Rezarta iu përgjigj: “Fare, se e di që vdes për mua!”.

rezarta shkurta (2)

Çifti ngriti dyshimet e para se po bëheshin prindër për herë të dytë gjatë kohës që ishin me pushime verore në Greqi. Rezarta publikoi një foto e veshur me një body të bardhë dhe me një pelerinë tyli po ashtu të bardhë, ndërsa Ermali shfaqej i veshur me një këmishë të bardhë dhe me një palë pantallona bezhë të shkurtra.

rezarta shkurta (1)

Hoxha qëndronte pas partneres, së cilës ia kishte vënë duart tek barku, që dukej pak më i fryrë se zakonisht.

Dielli me Rrezen e tij!”, shkroi artistja krahas imazhit, duke nxitur komentet se çifti do të bëheshin prindër për herë të dytë.

rezarta shkurta (6)

Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha duket se i kanë rezistuar çdo lloj vështirësie në marrëdhënien e tyre dhe janë më të lumtur se kurrë në krah të njëri-tjetrit.

Ish-nipi i diktatori, pas daljes nga burgu i propozoi për martesë biznesmenes në Dubai, në janar të vitit 2019. Çifti kishin planifikuar të martoheshin në vitin 2020, por për shkak të pandemisë, planet ndryshuan dhe duket se pritjes i erdhi fundi pas 17 vitesh histori dashurie. Ata janë edhe prindër të një vajze, e cila quhet Hera.

rezarta shkurta (5) rezarta shkurta (2) rezarta shkurta (3) rezarta shkurta ermal hoxha rezarta shkurta ermal hoxha (19)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura