Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha prindër për herë të dytë? Ja fotoja që ngriti dyshimet se këngëtarja është shtatzënë

Aug 31, 2021 | 14:31
SHPËRNDAJE

Rezarta Shkurta dhe bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha, prej disa ditësh ndodhen në Kretë, ku po shijojnë rrezet e diellit. Çifti i sapomartuar ka ndarë në rrjete sociale disa nga momentet më të bukura që po kalojnë me njëri-tjetrin në Greqi.

rezarta shkurta (3)

Mirëpo, fotografia e fundit që Rezarta ndau me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram, ka ngritur dyshime se çifti do të bëhen prindër për herë të dytë. Në foto, Rezarta shfaqet e veshur me një body të bardhë dhe me një pelerinë tyli që po ashtu është në ngjyrë të bardhë, ndërsa Ermali shfaqet i veshur me një këmishë të bardhë dhe me një palë pantallona bezhë të shkurtra.

rezarta shkurta (1)

Nipi i ish-diktatorit, Enver Hoxha, ka qëndruar pas partneres, së cilës ia ka vënë duart tek barku, që duket pak më i fryrë se zakonisht.

“Dielli me Rrezen e tij”, shkroi këngëtarja krahas imazhit.

Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të nisin pyetjet nëse biznesmenja është shtatzënë për herë të dytë.

rezarta shkurta (2)

Kujdes ku i vë duart er çun, se kaq duan edhe fillojnë aludimet pastaj”, shkroi një ndjekës, komenti i të cilit nuk i ka shpëtuar rezartës, e cila i shkroi: “Hahaha, herës tjetër s’do prekemi fare më mirë. Se problem këto duart.”

Disa ndjekës të tjerë i kanë shkruar këngëtares  “Urime, shtatzëni të mbarë!”; “Mos vallë je shtatzënë?”.

rezarta shkurta -

Pavarësisht se iu përgjigj ndjekësit, Rezarta nuk ka kthyer një përgjigje të qartë nëse është apo jo shtatzënë.

Dy muaj më parë, Rezarta Shkurta së bashku me nipin e ish-diktatorit, Enver Hoxha, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Pas 17 vitesh, ata i thanë “PO!” përgjithmonë njëri-tjetrit në një jaht luksoz në një nga bregdetet shqiptare, me një dekor të mrekullueshëm.

rezarta shkurta ermal hoxha

Rezarta Shkurta ndau me ndjekësit pamje nga dasma e saj në perëndim të diellit ku ngjyrat që mbizotëronin ishin e bardha dhe ajo rozë.

Gjithashtu, publikoi foto të unazës së martesës shoqëruar me mbishkrimin: “Një dashuri nga dashuria ime”, referuar bashkëshortit të saj.

Në një nga videot, shihet edhe vajza e çifti, Hera, që duket mjaft e lumtur në ceremoninë e martesës së prindërve të saj.

rezarta-shkurta-ermal-hoxha-14

Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha duket se i kanë rezistuar çdo lloj vështirësie në marrëdhënien e tyre dhe janë më të lumtur se kurrë në krah të njëri-tjetrit.

Ish-nipi i diktatori, pas daljes nga burgu i propozoi për martesë biznesmenes në Dubai, në janar të vitit 2019.

rezarta shkurta ermal hoxha (19)

Çifti kishin planifikuar të martoheshin në vitin 2020, por për shkak të pandemisë, planet ndryshuan dhe duket se pritjes i erdhi fundi pas 17 vitesh histori dashurie. Ata janë edhe prindër të një vajze, e cila quhet Hera.

rezarta shkurta ermal hoxha (18) rezarta shkurta ermal hoxha (16) rezarta shkurta ermal hoxha (17) rezarta shkurta (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura