VIDEO/ Një gol që vlen titullin kampion, sulmuesi i Kombëtares hyn në minutat e fundit dhe i jep fitoren Dinamos së Zagrebit ndaj rivalëve direkt

May 5, 2024 | 21:54
SHPËRNDAJE

Arbër Hoxha ka qenë protagonist absolut në kampionatin kroat të futbollit me një gol i cili praktikisht ka vendosur luftën për titullin. Dinamo Zagreb fitoi falë golit të tij në sfidën direkte ndaj RIjekës dhe tashmë duket se po shkon drejt titullit të radhës.

 

sdadasdsaadsadsadsadsadsads

Sulmuesi shqiptar e nisi ndeshjen nga pankina në duelin ndaj skuadrës e cila për shumë javë kishte mbajtur kreun dhe ndiqte Dinamon me 1 pikë diferencë. Vendasit kaluan në avantazh dhe u duk se inercia e luftës për titullin do të shkonte përsëri nga Rijeka e Lindon Selahit.

Por Petkoviç barazoi për ekipin mik dhe në minutën e 87-të, trajneri vendosi të aktivizonte Hoxhën. Këtij të fundit iu deshën vetëm dy minuta në fushë për të shënuar golin e rezultatit 2-1 që nuk do të ndryshonte deri në fund, për të vulosur një sukses që shtyn Dinamo Zagreb drejt titullit kampion të radhës në Kroaci.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura