Kryeministri Edi Rama inspekton mjediset e stadiumit “Loro Boriçi” i shoqëruar nga Benet Beci dhe presidenti i Vllaznisë

Mar 9, 2024 | 12:43
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar mjediset e jashtme të stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër gjatë pushimit të mbledhjes së qeverisë.

edi rama1

Kreu i qeverisë u shoqërua nga kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci dhe presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferri.

Kryeministri Rama gjithashtu edhe tek pjesa e pasme e stadiumit ku ndodhet tregu i rrobave i Zdrales, i cili pritet që të shembet sipas një projekti.

Mbledhja e qeverisë ku marrin pjesë kabineti qeveritar, drejtuesit politikë dhe krerët e 61 bashkive zhvillohet brenda stadiumit “Loro Boriçi”.

Në mbledhjen që drejtohet nga kryeministri Edi Rama, janë prezentë edhe kryetarët e 6 bashkive të opozitës.

Diskutimet

Që prej nisjes së takimit në Shkodër, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Arbian Mazniku ka analizuar në mbledhjen e përbashkët të qeverisë dhe kryetarëve të bashkive, strukturën financiare, të burimeve njerëzore dhe të treguesve të performancës.

Për sa i përket burimeve njerëzore mësohet se është analizuar numri i punonjësve për 1000 banorë për të gjitha bashkitë, në aparatet e tyre dhe shërbimet që ofrojnë.

Sa i përket anës financiare burime nga takimi bënë të ditur për Panorama.al se bashkitë janë futur në sitë kapacitetet e bashkive për të mbledhur të ardhurat e tyre, si dhe cilat janë bashkitë që përforcojnë më mirë.

Po ashtu bashkitë janë analizuar edhe sa i përket aftësisë për të shkruar projekte dhe për të thithur fonde nga Bashkimi Europian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura