Zyrtarizoi largimin nga pankina e Gjermanisë, klubi i njohur europian ofertë Joakim Lëvit

Mar 25, 2021 | 9:01
SHPËRNDAJE

Pas Europianit, Joakim Lëv do të largohet nga kombëtarja e Gjermanisë. Pas 15 vitesh si trajner i “Pancerave”, 61- vjeçari do t’i thotë lamtumirë skuadrës me të cilën u shpall kampion bote në vitin 2014. Po më pas? Gjithçka është e hapur dhe e paqartë. Sigurisht që pasi të ketë përfunduar detyrën si trajner, Lëv do të marrë disa javë pushime për të çlodhur dhe për të menduar për të ardhmen.

hoakim lëv

“Bild” shkruan se në drejtim të trajnerit kanë ardhur edhe oferta e parë. Bëhet fjalë për klubin që Lëvi ka drejtuar dikur. Ky klub ndodhet në Turqi dhe njihet me emrin Beshiktash, një nga skuadrat më të mëdha në vend dhe në Europë. Jogi ka qenë pjesë e Beshiktashit në vitin 1998-’99 ku në fund u rendit në vendin e tretë në kampionat. Në këtë pozicion, Beshiktash është edhe sot e kësaj dite teksa në fundjavë nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1.

Klubi turk mësohet të ketë kontaktuar Lëvin dhe t’i ketë ofruar atij një kontratë faraonike për ta bindur 61-vjeçarin që në sezonin e ardhshëm të jetë pjesë e tyre. Nëse Jogi do të pranonjë një ofertë të tillë kjo mbetet për t’u parë teksa mediat gjermane shkruajnë edhe për një interesim nga një klub që luan në Bundesligë, por që nuk bëhet publik pasi ky lajm nuk rrjedh nga burime të sigurta. I sigurt është vetëm fakti që Jogi Lëvin do të kemi mundësi ta shohim edhe pasi të largohet nga kombëtarja gjermane.

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura