Zyrtari e pranon, numri i rasteve me koronavirus në Itali mund të jetë 10 herë më i lartë se shifra zyrtare e raportuara prej 64.000 të prekurish

Mar 24, 2020 | 14:23
SHPËRNDAJE

Numri i rasteve me koronavirus në Itali mund të jetë 10 herë më i madhe se shifra e raportuar prej 64.000 rastesh.

koronavirus

Shefi i agjencisë që merret me mbledhjen e të dhënave, Angelo Borrelli tha se vetëm një pjesë e të infektuarve bërë marrë testet e nevojshme dhe se numri real i të prekurve mund të jetë 640.000 njerëz.

Bërja e testit të sëmundjes ka qenë e kufizuar tek njerëzit që kërkojnë kujdes shëndetësore për shkak të shkallës së madhe të shpërthimit të virusit vdekjeprurës.

Shifrat e fundit tregojnë se 6.077 njerëz kanë vdekur në Itali për rreth një muaj, duke arritur pothuajse dyfishin e numrit të viktimave që ka pasur Kina.

Shkalla e vdekjeve në Itali është shumë më e lartë se në shtet e tjera si Britania, Spanja apo Gjermania.

Borrelli tha se vështirësia më e madhe me të cilën përballet Italia ishte mungesa e maskave dhe ventilatorëve në kujdesin intensiv.

“Ne jemi duke kontaktuar ambasadat, por kam frikë se nuk do të vijnë më maska nga jashtë,” tha ai.

Mungesat mjekësore kanë vështirësuar sistemin shëndetësor që kur infeksioni i parë u shfaq në rajonin verior të Lombardisë më 21 shkurt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura