ZYRTARE/ Qeveria merr vendimin, ja sa rriten pagat në administratë

Mar 8, 2017 | 12:10
SHPËRNDAJE

Ka hyrë sot në fuqi vendimi i Qeverisë për rritjen e pagave të punonjësve të administratës publike.

Lajmin e ka bërë me dije në një konferencë për shtyp ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj, i cili pasi njoftoi vendimin e keshillit te ministrave, shpjegoi edhe rritjen për kategoritë përkatëse.

“Sot Këshilli i Ministrave kaloi VKM për rritjen e pagave në administratën publike. Nga sot rritja 10% e pagës është realitet dhe premtim i mbajtur i qeverisë Rama, pas rritjes së pensioneve në 1 mars, duke angazhuar fondin më të madh në 25 vjet të akorduar në buxhetin e shtetit për rritjen e pagave dhe pensioneve”, tha Ahmetaj.

thumbnail_IMG_20170308_120158

Deklarata e Ahmetajt:

Duke filluar nga sot, është jetësuar rritja e pagave mesatarisht 10% për:

1- Punonjësit e administratës publike – Nëpunësit civilë/ nëpunësit, zv.ministrat, aparatet e ministrive të linjës, administratën e Presidentit, Administratën e Kuvendit , KQZ, Gjykatën e Lartë Prokurorinë e Përgjithshme, disa intitucione të pavarura, inistucione në varësi të Kryeministrit, ministrave të linjës dhe administratën e prefektit.

Në total janë rreth 21 mijë punonjës që përfitojnë rritjen e pagës nga kategoria e mësiperme, me një kosto financiar vjetore 1 miliarde lekë.

1- Në të njëtën kohë, sot është njëjtësuar rritja e pagave për punonjësit në arsimin parauniversitar. Rritja e pagave për punonjësit në arsimin parauniversitar është 10%.

* Paga bazë e mësuesit në shkollat e mesme rritet me 3 850 lekë/muaj dhe Paga Bruto shkon 68 150 lekë/muaj

* Paga bazë e mësuesit në ciklin e lartë në shkollat 9-vjeçare rritet me 3 550 lekë/muaj dhe Paga Bruto shkon 64 650 lekë/muaj

* Paga bazë e mësuesit në ciklin e ulët në shkollat 9-vjeçare rritet me 3 350 lekë/muaj dhe Paga Bruto shkon 62 450 lekë/muaj

* Nga ky vendim përfitojnë 31,370 punonjës të sistemit arsimor, me efekt vjetor 1.3 miliardë lekë.

2- Gjithashtu, paga në këtë sistem shoqërohet edhe me rritjen e pagave në sistemin arsimor të lartë me 10-12%. Rritje janë rreth 3500 profesorë dhe punonjës akademikë, të cilëve iu rritet paga pas një periudhe shumë të gjatë e paprekur nga asnjë qeveri, me një fond 45 milionë në vit.

3- Rritjen e pagave me 10% në sistemin shëndetësor. Përfitojnë 18 mijë nëpunës me një fond total prej 1.3 miliardë lekë në 12 muaj.

4- Në të njëjtën kohë rritjen me 10% të pagës për të gjitha gradat dipolomatike.

Në total, numri I përfituesve nga ky vendim është rreth 400 punonjës te Ambasadave me efekt financiar 70 milionë lekë (12 mujor)

5- Rritje me 7% e pagës për administratën në njësitë e pushtetit vendor. Kjo rritje për punonjësit e administratës së pushtetit lokal do të përballohet nga të ardhurat e vetë njësive vendore.

Dua ta mbyll duke theksuar se vendimi i sotem është një shprehje e drejtpërdrejtë e një realiteti të ri, të patjetërsueshëm në të cilin ka hyrë vendi si rezultat i reformave të vështira por të suksesshmë të ndërmarra në tre vjet e gjysëm; si rezultat po ashtu I konsolidimit të rritjes ekonomike, si rezultat I reflektimit të zhvillimit ekonomik por edhe si shprehje e mbështetjes dhe patjetër e mirënohjes sonë si qeveri, për kontributin që këta nëpunës të adminstratës shtetërore kanë dhenë në jetësimin e reformave, pa të cilët nuk do t’ia kishim dalë të jemi sot këtu ku jemi.

Rritja e pagave, ashtu si dhe ajo e pensioneve është një shprehje e drejtpërdrejt e solidarizimit te qeverisë me të gjithë ata që në njërën anë nuk janë prekur njëlloj nga rritja ekonomike, në anën tjetër të nëpunësve që kanë

mbajtur në shpatulla barrën e reformave të vështira, por të domosdoshme për vendin.

Rritja e pagave dhe pensionve një premtim I qeverisë Rama, sot është realitet fale reformave.

Ka akoma shumë për të bërë, sidomos me një reforme të domosdoshme për të na shtyrë përpara. Është Reforma në Drejtësi, Vettingu, i cili do të bëjë të mundur një zhvillim ekonomik akoma më të madh, një platformë e një drejtësie që do të jape drejtësi dhe që do të zhvillojë punësimin nëpërmjet tërheqjes së investimeve të huaja, investimeve të vendit, por edhe dhënies së vendit një imazh që vendi jonë padyshim e meriton.

Sigurisht që kemi ende akoma për të bërë. Në mandatin e dytë, punësimi dhe mireqenia e qyetarëve do të vazhdojnë të jenë prioriteti ynë në qeveri dhe bashkë me të, edhe rritja e mëtejshme e pagave dhe pensioneve, për te bërë të mudnur që efektet e zhvillimit ekonomik të vendit, të shtrihen, të preken dhe të jetohen në çdo cep të Shqipërisë, nga cdo familje dhe qytetar.

Në fund dua të uroj, zonjat, nënat, motrat, Gëzuar 8-marsin. Për shumë prej tyre në administratë, sistemin shëndetësor apo arsimor, sot janë dy gëzime në nje ditë, për ata që përfitojnë nga rritja e pagave dhe pensioneve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura