Goditi me mjet prerës një 34-vjeçar, arrestohet i riu! Ja si është gjendja e të plagosurit

Apr 30, 2024 | 10:30
SHPËRNDAJE

Policia ka vendosur në pranga një 32-vjeçar, i cili pas një konflikti për motive të dobta ka goditur me thikë një të ri.

arrestim

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kadri Roshi” në kryeqytet mbrëmjen e djeshme (29 prill) ku i plagosur ka mbetur 34-vjeçari me iniciale V. B.,  i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

I riu i arrestuar, 32-vjeçari me iniciale E. L., akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Plagosi me mjet prerës, një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta me të, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Kadri Roshi”, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me mjet prerës një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, u kap dhe u arrestua shtetasi E. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 32-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin V. B., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura