Milinkoviç vendos të qëndrojë, rinovon me Luftëtarin

Jul 22, 2017 | 17:09
SHPËRNDAJE

Ka marrë fund “telenovela” për të ardhmen e trajnerit Mlladen Milinkovic. Serbi ka rinovuar edhe për një vit me Luftëtarin, duke iu mbyllur “derën” klubeve që ishin të interesuar për të.

Milinkovic

Nga kjo marrëveshje e re, trajneri do të përfitojë një pagë prej 4 mijë eurosh në muaj. Klubi i ka vendosur edhe një klauzolë teknikut serb, duke e detyruar të paguaj një dëmshpërblim prej 100 mijë eurosh në rast se ai dëshiron të largohet drejt një destinacioni të ri.

Luftetari-700x448

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga zëdhënsi për shtyp Rigels Malile, nëpërmjet një daljeje publike përpara gazetarëve.

bojom

Për sa i përket të larguarve, Zguro, Bojom, Mutumane dhe Liçaj kanë ndërprerë zyrtarisht marrëdhëniet me klubi bluzi. Në ditët e ardhshme pritet të ketë të tjera zhvillime rreth merkatos, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura