ZYRTARE/ De Biazi rinovon kontratën me kuqezinjtë. Ja sa do të përfitojë

Jan 9, 2016 | 18:29
SHPËRNDAJE

Mer fund dilema e kontratës së Xhani De Biazit. Trajneri italian i kuqezinjve ka arritur akordin për rinvimin e kontratës deri në përfundim të eleminatoreve të Botërorit 2018.

de Biazi-DukaKështu, italiani do të ketë një rritje prej 60%, çka do të thotë 800.000 euro nga kontrata e re. “Panorama Sport” mëson se vendimi është marrë dje dhe është aprovuar edhe nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës.

Mesa duket Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, nuk është mjaftuar me 200 mijë euro premio për kualifikimin, por i ka bërë edhe një ngritje shumë të madhe kontratës së re të De Biazit i cili mesa duket ka mbetur i kënaqur dhe ka pranuar menjëherë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura