“Zot i kam syte e lutjet nga ti..”, e veshur me kostum popullor, Luana Vjollca lutet për shqiptarët (Foto)

Dec 5, 2019 | 14:50
SHPËRNDAJE

Java që lamë pas, ishte ndër më të vështirat pas tërmetit që goditi vendin tonë. Ndaj, në shenjë solidariteti, shumë personazhe publikë anuluan koncertet dhe emisionet që kishin në axhendë.

Një ndër to ka qenë edhe moderatorja e njohur Luana Vjollca. Atë jemi mësuar ta shohim gjithnjë të veshur seksi, por këtë herë, Luana shfaqet ndryshe.

Në një foto të postuar në ‘Instagram’, ajo shfaqet e veshur me kostum popullor.

“Zot i kam syte e lutjet nga ti.. Bekoje Shqiperine e Shqipetaret ! ??  (Foto e realizuar me dt 21 Nentor per xhirimet e emisionit festiv te 28-29 nentorit @shikokushluan )”, shkruan moderatorja në krah të fotos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura