“Zonja presidente, ulu, kush ta bëri me shenjë rektori?”, Rama batuta me studenten, Adela: Falë Zotit…

Dec 9, 2017 | 10:00
SHPËRNDAJE

Adela, themeluese e rrjetit të ekselencës, ka shkembyer batuta me kryeministrin Edi Rama sot ne takimin me studentet ne Shkoder.

Adela

Rama: Ulu

Adela: Ulur isha por me thane te ngrihesha ne kembe.

Rama: Kush ta bën me shenjë, rektori? O rektor…

Adela: Unë s’jam përfuituese e fondit të ekselencës shtetërire, jam nga ato që vendosa të kthehem me shpresën se nuk do bëhem pishman, falë Zotit sot mora lajme të mira…

Rama: Falë Qeverisë se Zoti…

Ndiqeni te plote ne kete video batuat qe vijojne mes tyre:

Ironia e Ramës për prokurorët e gjyqtarët me ekselentët: Do ju prishin dhe juve, lërini se këtë që i pret tani…

rama me studentin.

Në bashkëbisedim me studentët e ekselencës dhe studentë të universitetit Luigj Gurakuqi, në Ditën e Rinisë, në Shkodër, kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe prokurorët dhe gjyqtarët që do i nënshtrohen vetingut.

“Në gjykata e Prokurori nuk e di a bëhet, por më mirë prisni një herë sa ti reformojmë se ju ekselentët po shkoni të takoheni me ekselentët e anës tjetër të medaljes edhe nuk e di çfarë na del pastaj.

Që ju ti rregullono ata s’ka shans, po do ju prishin ata juve dhe do ju humbasim fare.

Lërini të bëjnë vetingun një herë pastaj mund ta shtrijmë edhe në këto institucionet e gjyqësorit…mos ti bie në qafë për gjëra që nuk i mëritojnë se shumë të rëndë e kanë këtë që i pret tani”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura