Zona të tëra të Tiranës prej ditësh pa ujë, njoftimi nga UKT: Kur do të nisë furnizimi

Sep 20, 2019 | 14:20
SHPËRNDAJE

Një defekt në Bovillë la pa ujë mijëra banorë të Tiranës. Në ujëmbledhësin më të madh që bashkë me Selitën furnizon kryeqytetin me ujë po bëhen punime.

furnizimi-me-uje-765x383

Por sot zv drejtoresha e Përgjithshme e UKT, Evis Gjebrea, foli ne Top Channel për këtë problem dhe tha se punimet kanë përfunduar, defektet janë riparuar, por kërkon kohë që ky ujë të trajtohet dhe të kalojë në rrjetin e shpërndarjes.

“Furnizimin do ta fillojmë në orët e para të mbrëmjes por derisa ky ujë të kalojë në rrjetin tonë të shpërndarjes kërkon kohën e vet”, tha Gjebrea.

Ndër të tjera zvdrejtoresha tha se në zonë do ketë investime të reja që do i eleminojnë këto probleme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura