Zjarri në Tetovë/ Një prej viktimave një mjek i cili ishte i shtruar! Pritet testi i ADN-së për të identifikuar…

Sep 9, 2021 | 16:59
SHPËRNDAJE

Disa prej viktimave të tragjedisë në Spitalin e Tetovës një natë më parë nuk janë identifikuar ende.

Sipas News24, mes viktimave ka qenë dhe një mjek i cili ka qenë i shtruar në spital e nuk ka qenë në krye të dertyrës.

Pritet që disa prej personave të cilët humbën jetën t’i nënshtrohen testit të AND-së në mënyrë që të bëhet identifikimi i tyre.

Edhe pse ndërhyrja e mjekëve ka qenë e menjëhershme, nuk kanë mundur të shpëtojnë personat që mbetën brenda. Spitali është i përshtatur si COVID, nuk është ndërtesë e mirëfilltë.

Zjarri thuhet se është shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi apo oksigjenit. Nga ana e opozitës së Maqedonisë së Veriut, ka pasur akuza mbi sigurinë e godinës së spitalit.

Më herët në një deklaratë për mediat, Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski tha se nuk ka ende asnjë detaj që vërteton se zjarri ishte i qëllimshëm apo dhe nëse ka një prapavijë politike.

Ai u shpreh se duhet pritur përfundimi i hetimeve nga autoritetet ndërkombëtare të cilët do të hedhin dritë mbi ngjarjen tragjike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura