Zhdukja e vajzës/ Policia identifikon djalin e FB-së që iku me 16-vjeçaren

May 30, 2016 | 8:30
SHPËRNDAJE

Policia e Durrësit vijon kërkimet për të gjetur vendndodhjen e adoleshentes 16- vjeçare nga Sukthi, e cila u largua nga banesa 13 ditë më parë me të dashurin që kishte njohur në “Facebook”.

Gazije Kazia
Gazije Kazia

Të paktën ky është dyshimi i ngritur nga policia, pasi ka gjetur një shënim të vajzës në kompjuter.

“Panorama” duke iu referuar policise, bën të ditur se ka identifikuar personin me të cilin është larguar Gazije Kazija, ndërsa ka dërguar agjentë të posaçëm në dy qytetet bregdetare: Sarandë dhe Vlorë, pasi ka informacione se “çifti” i arratisur ndodhet në Jug të vendit.

Adoleshentja u largua në mesnatën e 17 majit nga banesa, pasi nëna me 2 fëmijët e tjerë kishin fjetur. Në momentin që ka lënë shtëpinë, 16- vjeçarja kishte shkruar se po ikte me të dashurin që e kishte njohur në “Facebook”.

Personi në fjalë dyshohet të jetë një banor i zonës (djalë mbi 20 vjeç), por për arsye hetimore, policia nuk jep identitetin e tij dhe vijon kërkimet në qytete të ndryshme të vendit, ndërsa janë lajmëruar komisariatet e policive në rrethe dhe pikat kufitare.

Policia ka mësuar se adoleshentja kishte lidhje të fshehtë dashurore prej pak kohësh me një djalë të ri, me të cilin ishin njohur nëpërmjet rrjeteve sociale. Me gjithë kërkimet intensive, 13 ditë më pas nuk ka asnjë të dhënë konkrete mbi vendndodhjen e çiftit të arratisur.

Nga ana tjetër, nëna e 16- vjeçares hedh dyshime se vajza është rrëmbyer nga një djalë që jetonte me qira në shtëpinë e taksistit që i çoi në “Plepa”. Ajo ka deklaruar se Gazija, përveç telefonit celular që rezulton i fikur, nuk ka marrë asnjë send tjetër me vete. Ankthit për largimin pa asnjë gjurmë të vajzës i është shtuar edhe frika për dy fëmijët e tjerë.

Për të ndihmuar policinë, nëna e vajzës shprehet se i ka vënë në dispozicion 2 numrat e telefonit që u gjetën në tavolinën e kompjuterit. Sipas saj, pas verifikimeve që bëri policia, rezultoi se njëri prej numrave i përkiste një taksisti që banonte një rrugicë larg vendit ku ndodhet familja Kaziaj, pikërisht ai që u qëllua nga babai i vajzës.

Leonidha Musaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura