Zgjatja e Vetingut të kapur në Shqipëri dhe dënimi i Vetingut politik në Poloni!

Oct 27, 2021 | 19:02
SHPËRNDAJE

PETRIT VASILI 

petrit-vasiliZgjatja e afatit të KPK së Vetingut dhe degradimi i tij në një pazar politik të rëndomtë është një realitet, që mjerisht ka toksikuar të gjithë shoqërinë dhe ambientin politik.

Ndërkohë që Gjykata e Drejtësisë Luxembourg dënoi sot Poloninë me 1.000.000 euro në 8ditë për Çështjen C-204/21 R, sepse nuk pezulloi zbatimin e legjislacionit, që lejonte influencën politike mbi Dhomën Disiplinore p (Vetingun) pasi anëtarët e saj zgjidheshin nga presidenti dhe zgjatja e afatit të Vetingut do të bëhej sërish nga një organ politik duke cënuar pavarësinë e gjyqësorit.

Pra shqetësimi për një vend të BE-se si Polonia është shumë serioz dhe dënohet fort, mendo Shqipëria që me këtë farë Vetingu politik, që po bën do të dënohej së paku me 100 milion euro në ditë.

Po cila është e verteta e Vetingut në Shqipëri?

Vetingu i lindur kryesisht nga përzgjedhja e kryer nga një organ politik si Kuvendi i Shqipërisë, që veproi dukshëm në mënyrë të njëanshme dhe selektive Vetingu u karakterizua në praktikë nga:

A.Kapja dhe nepotizmi i hapur politik, B.aplikimi i dukshëm dhe i hapur i dy standarteve
C.Degradimi në një Inspektoriat të lartë të Deklarimit të pasurive duke përbuzur kriteret e integritetit dhe profesionalizmit,
këto janë dimensionet thelbësore negative, që kanë karakterizuar zbatimin dhe kanë tronditur në themel integritetin e tij.

Po përse kërkohet me kaq ngulm histerik në Shqipëri zgjatja e KPK të Vetingut?

Arsyeja është shumë e thjeshtë.Vetingu politik sic funksionon aktualisht pra i kapur nga qeveria siguron seleksionimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, që i pëlqejnë asaj dhe sigurohet pandëshkueshmëria e qeverisë për mijra gjëra që rëndojnë mbi të.

Përse zgjidhja, që ka Kushtetuta është korrekte dhe zgjatja e Vetingut (KPK) abuziv?

Të gjitha momentetet që lidhen me ndryshimet për Reformën në Drejtësi për cdo situatë të krijuar kanë në Kushtetutë mekanizmin e çbllokues.
Edhe vetë institucionet e Vetingut u ngritën në sajë të këtij mekanizmi çbllokues pasi shumicat e cilesuara parlamentare nuk u realizuan në asnjë rast.

Por duke e bërë Vetingun peng të pazareve politike, mekanizmi çbllokues të cilin Kushtetuta e ka të qartë tani nuk ju pëlqen më dhe ju rri ngushtë pazarxhinjve politikë.
Kushtetuta ja beson vazhdimin e procesit të mbetur të Vetingut KLGJ dhe KLP.
KLGJ dhe KLP sidoqoftë janë institucione më të ekuilibruara pasi më shumë se gjysma e anëtarëve janë të zgjedhur mes profesionistëve nga sistemi dhe jo nga politika.
KLGJ dhe KLP të dyja së bashku kanë në dispozicion 22 persona nga 12 persona që ka KPK, pra ka një diferencë të dukshme potencialesh njerëzore.
Pra mundësitë për vazhdimin pa probleme të Vetingut janë reale dhe plotësisht të mundshme.

Po kush e propozon shtyrjen e Vetingut?

Rilindja publikisht ka pohuar se shtyrjen e afatit të KPK së Vetingut e paska sugjeruar ONM.

Çfarë paradoksi i trashë dhe spekulativ.

ONM ka të përcaktuar shumë qartë, që ka vetëm një rol ndihmës në zbatimin e legjislacionit për Vetingun.
ONM nuk ka asnjë funksion apo rol në sugjerimin apo propozimin e reformave kushtetuese apo të cdo lloji në fushën e drejtësisë.
ONM u vendos edhe në Kushtetutë si një garanci shtese që zbatimi, e përsëris zbatimi i reformës do të ishte korrekt sikurse u miratua me 140 vota në 21-22 korrik.
ONM eshte perbuzur nga rilindja kaq e kaq here jo vetem kur sugjeronte mosperfshirjen e mjaft kandidateve ne KLGJ dhe KLP qe rilindja i zgjodhi, po adhtu edhe gjate zbatimit te Vetingut ku jo vetem i jane perbuzur por edhe jane shantazhuar nga rilindja.

Kushtetuta e ka shume te qarte zgjidhjen.

Ndaj pazari me zgjatjen Vetingut eshte thjesht nje batkçillek politik, qe legjitimon kapjen e drejtesise nga rilindja dhe betonimin e pandeshkueshmerise se saj.

Drejtesia ne Shqiperi kerkon nje analize shume te thelle per kolapsin dhe krizen e thelle ku ka hyre.

Qytetaret ndersa ka hyre viti i gjashte i reformes ne drejtesi po shohin zero rezultate dhe regres te thelle dhe kjo eshte shume e rende.

Bisnesi po perballet me nje pasiguri juridike ekstreme qe po dekurajon investimet dhe po varferon thelke ekonomine e vendit dhe qytetaret e thjeshte.

Skaneri i drejtesise nuk mund te shmanget më me arrnat dhe pazaret e zgjatjes se Vetingut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura