Zbulohet zyrtari i parë që do të punojë në Presidencë, ky është i “besuari” i Metës (emri)

Aug 1, 2017 | 9:15
SHPËRNDAJE

Me ane te nje deklarate per media eshte bere publik emri i zyrtarit te pare qe do te punoje ne Presidence, menjehere pas marrjes se detyres nga Ilir Meta. Ai eshte Alqi Blloko, dhe do te mbaje postin e Sekretarit te Pergjithshem te Institucionit te Presidentit te Republikes.

CV E ZYRTARIT

Alqi Bllako, lindur ne Kolonje me 10 Maj 1987, ka përfunduar studimet e larta prane Universitetit te New York-ut Tirane si dhe ka kryer disa studime pas-universitare, Master Shkencor në drejtimin Financë dhe Kontabilitet nga Universiteti i New York-ut dhe MBA me drejtim Banke dhe Tregje Finaciare ne bashkepunim me Institutit Kurt Bosch ne Zvicer, diplomuar ne te treja rastet si student i ekselences.

alqi

Gjate kesaj periudhe, Z. Bllako eshte vlerësuar më Çmimin e Parë nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë për punimin e tij “Roli i tatimit mbi të ardhurat të kompanive mbi strukturën e kapitalit: të dhëna mbi ekonominë shqiptare” i konsideruar një kontribut i vyer akademik.

Z.Bllako është vlerësuar nga ekspertët më të mirë akademik në fushën financiare dhe ka dhënë kontributin e tij si Lektor i brendshëm dhe i jashtëm pranë Universitetit të”New York”-ut në Tiranë në lëndët: Financa e Korporatave, Financa Ndërkombëtare, Kontabilitet Financiar, si dhe Kontabilitet Drejtimi

Z.Bllako ka patur eksperiencë të drejtpërdrejtë në sektorin privat, ne institucionet publike, ka qene përfaqësues i vendit në Konventa te shumta Ndërkombëtare, si dhe është dalluar edhe për kontributin e tij në shoqërinë civile.

  1. Bllako ka punuar si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, gjate periudhes Shtator 2013 – Korrik 2017 ku ka iniciuar dhe udhëhequr reforma të rëndësishme administrative dhe politike, duke përballuar me sukses sfidën e rritjes së performancës së kësaj Ministrie dhe duke garantuar rrugën drejt një zhvillimi të qëndrueshëm të mjedisit shqiptar.

Me firmosjen e marrëveshjes se Parisit, z. Bllako ka shërbyer dhe si autoriteti i deleguar kombetar në marrëdhëniet me Fondin e Klimës, si dhe pike fokale për Konventën e Diversitetit Biologjik, ku ka luajtur dhe rol aktiv pranë organit ndërqeveritar ndihmës të kësaj konvente: Trupi Ndihmës për Këshillat Shkencore, Teknike dhe Teknologjike.

Bllako njeh dhe flet rrjedhshem gjuhet angleze dhe italiane.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura