Ilir Meta mbledh nesër Komitetin Drejtues Kombëtar, ja emrat që do votohen si anëtarë të rinj të Kryesisë

Apr 29, 2024 | 19:53
SHPËRNDAJE

Kryesia e Partisë të Lirisë vendosi të thërrasë nesër, në datën 30 prill 2024, në ora 18:00, mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar, për të nisur zbatimin e menjëhershëm të statutit të miratuar në Konventën Kombëtare.

ilir meta7

Kryesia e Partisë së Lirisë vendosi t’i propozojë Komitetit Drejtues Kombëtar votimin e anëtarëve të Kryesisë aktuale për të formuar Kryesinë Politike të Partisë së Lirisë.

Kryesia e Partisë së Lirisë propozoi të hedhë në votim, për anëtarë të rinj të Kryesisë Politike edhe emrat, si më poshtë vijojnë:

1. Myrvete Asqeri (Anëtare e KDK)
2. Adriatik Hoxha (Anëtar i KDK dhe Sekretar për Sportet)
3. Ana Gjidiaj (Anëtare e KDK)
4. Bedri Merhori (Anëtar i KDK)
5. Besnik Jakaj (Anëtar i KDK)
6. Fatjona Selimaj (Anëtare e KDK, Kryetare e PL, Fushë-Arrëz)
7. Erisilda Hoxha (Anëtare e KDK, Kryetare e PL Kuçovë)
8. Brunilda Salaj (Anëtare e KDK)
9. Pegiola Toro (Anëtare e KDK dhe Këshilltare, Bashkia Roskovec)
10. Denis Hidri (Anëtar i KDK)

Po ashtu, Partia e Lirise ben thirrje qe “Cilido anëtar i Komitetit Drejtues Kombëtar, që dëshiron të kandidojë për anëtar të Kryesisë Politike të Partisë së Lirisë, është i lutur të dorëzojë pranë Departamentit të Organizimit në Partinë e Lirisë, një kërkesë, bashkëlidhur me një CV, deri nesër, datë 30 prill 2024, ora 10:00.”

Gjithashtu Kryesia e Partisë së Lirisë në zbatim të Statutit të miratuar në Konventën Kombëtare, vendosi t’i propozojë Komitetit Drejtues Kombëtar, që mblidhet nesër, datë 30 prill 2024, ora 18:00, votimin e katër Zëvendës Sekretarëve të Përgjithshëm, si më poshtë vijon:

1. Silva Caka – Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun, juriste
2. Brunilda Haxhiu – Sekretare për Familjen dhe Kundër Shpopullimit – filozofi-sociologji
3. Anxhela Shenaj – Këshilltare, Bashkia Vlorë, -ekonomiste
4. Bedri Merhori – Anëtar i KDK – ekspert i sigurisë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura