Zbulohet foto, kush ishte vajza franceze që shoqërohej me Maks Velon në diktaturë?

Jul 27, 2018 | 14:05
SHPËRNDAJE

Pak ditë më parë, në një rrëfim në studion e “Opinion”, piktori dhe arkitekti Maks Velo ka rrëfyer historinë e ndaluar të dashurisë me francezen Odile Daniel në kohën e komunizmit.

Sot piktori ka promovuar dosjen e tij në UET, ku ndër të tjera vend ze edhe francezja qe i rrembeu zemren. “Panorama” ka siguruar foton e të dashurës së Velos me të cilën ai u nda në periudhën e komunizmit. Në këtë foto, sic e shihni më poshtë, e dashura franceze e Maks Velos në vitin 1968 ka pozuar në studion e arkitektit dhe piktorit të njohur.

e-dashura-e-maks-velo-franc

Velo tregoi në “Opinion” se Daniel e njohu në biblotekë edhe pse biseda me persona të kombësive të huaj në atë kohë ishte e ndaluar.

maks-velo

Në lidhje me njohjen me të, në mënyrë më të veçantë, rrëfeu se vajzën franceze e kishte parë dy-tri herë në biblotekë, deri sa i ishte  afruar për t’i folur.

Ai tha se ajo kishte studiuar gjuhën shqipe në një universitet të Parisit dhe si studente e dalluar e kishin dërguar për punë kërkimore në Tiranë.

Velo: Kishte periudha zbutje dhe kam kërcyer me polake te Vollga.

Fevziu: Je shoqëruar disa kohë me një franceze. Si ndodhi?

Velo: Odila studionte shqip dhe bënte doktoraturën, punonte te Biblioteka, unë isha aty edhe e njoha.

Fevziu: Po të tjerët nuk shoqëroheshin me të huaja pse ju po?

Velo: Jo nuk shoqëroheshin. Njerëzit nuk janë të njëjtë.

Fevziu: Ti nuk kishe frikë?

Velo: Unë mendoja që këto nuk janë një gjë që të cojnë te burgu.

Fevziu: Kanë luajtur këto rol te burgosja juaj?

Velo: Jo, janë bërë të gjtha bashkë pastaj.

Fevziu: Ju thatë që ju ndiqnin deri në vitin 89…

Velo: Dy janë të fundit, një agjente, një femër Drita, edhe ajo raport pozitiv.

Fevziu: Pra sigurimi i Shtetit është marrë 26 vjet me ju?

Velo: Ajo dosje është unike në llojin e vet për të parë si është ndjekur një njeri, teknikat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura