Zbulohen prapaskenat, Konte mund të ishte trajneri i Realit, por u refuzua nga një lojtar i ekipit madrilen

Oct 3, 2019 | 13:48
SHPËRNDAJE

Real Madridi vitin e fundit kishte një sezon për tu harruar, për shkak të rezultateve të dobëta që madrilenët arritën.real madrid

Megjithatë “fichajes.net”, zbulon një prapaskenë ku thuhet se Antonio Konte, mund të kishte marrë drejtimin e Realit një vit më parë. Pas rezultateve të dobëta të marra nga Lopetegi, drejtuesit spanjollë kishin menduar që stolin t’ia besonin pikërisht teknikut italian. Por, shkak që afrimi i Kontes të dështonte, u bë pikërisht Serxhio Ramos. Mbrojtësi spanjoll kundërshtoi ardhjen e teknikut aktual të Interit, duke dhënë miratimin që në stol të afrohej Santiago Solari.konte

Edhe ky i fundit nuk qëndroi për shumë gjatë në stolin e madrilenëve pasi në fund të sezonit u shkarkua, për t’i lënë vendin teknikut francez, Zinedin Zidan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura