Zbardhet mbrojtja e Doshit që rrëzoi prokurorinë: Ja pse është absurde të mendohet se deputeti mund t’i shmanget hetimit

Mar 28, 2015 | 18:16
SHPËRNDAJE

“…Nuk ka asnje shkak te bazuar ne prova per te menduar se deputeti Tom Doshi mund te largohej. Theksojme se deputeti Tom Doshi ka qene vazhdimisht ne dispozicion te organit te prokurorise qysh ne momentin qe ka marre dijeni per regjistrimin e kesaj ceshtjeje, gje qe e ka deklaruar nepermjet mbrojtesve te tij me memon derguar Prokurorit te Pergjithshem ne daten 23.03.2015. Po keshtu, ai ka qene nen mbrojtjen dhe shoqerimin e vazhdueshem te policise prej me shume se dy javesh. Ne keto kushte eshte absurde te mendohet se deputeti Tom Doshi mund ti shmanget hetimit. Eshte per t’u theksuar se ne urdherin e ndalimit, prokurori, nuk parashtron asnje prove per te vertetuar shkaqet ligjore qe percakton kjo dispozite ligjore por i referohet ne menyre te gabuar kushteve qe duhet te ekzistojne per arrestimin e personit dhe jo per ndalimin e tij, ku permend se qenia e tij e lire perben rrezik per marrjen ose vertetesine e proves”. Kështu thuhet në mbrojtjen e Tom Doshit, lexuar sot gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë ndaj deputetit në Gjykatën e Lartë, ku avokatët i kërkuan trupës gjykuese lirimin e menjëhershëm të klientit të tyre. 

Kjo është zbardhja e mbrojtjes së bërë avokatët në seancën e sotme ku gjykata vendosi ‘arrest shtëpie’ për deputetin e Shkodrës, i cili dyshohet se ka sajuar ‘planin e vrasjes’ së tij dhe të deputetit demokrat Mhill Fufi, me porosi të kreut të Kuvendit, Ilir Meta: 

Pjesë nga mbrojtja e avokatëve të Doshit në gjykatë

I Nderuar Zoti Kryetar, 

Shume te respektuar Zoterinj Gjyqtare, 

Sikunder kemi parashtruar edhe ne kerkesen drejtuar kesaj gjykate, me shkresen e Prokurorit te Pergjithshem Nr.1004/2 prot. date 20.03.2015 eshte depozituar prane Kuvendit te Shqiperise ” Kerkese per dhenje autorizimi per arrestimin ose heqjen e lirise si dhe per te ushtruar kontroll personal dhe te baneses se deputetit te Kuvendit te Shqiperise z. Tom Doshi”. 

Ne mbledhjen e dates 25.03.2015 Keshilli i Rregullores, ka marre ne shqyrtim kete kerkese dhe ne daten 26.03.2015, Kuvendi i Shqiperise ne seance plenare ka shqyrtuar kerkesen e Prokurorit te Pergjithshem dhe me vendimin Nr.39, date 26.03.2015, ka miratuar kerkesen e prokurorise per dhenien e autorizimit, per arrestimin ose heqjen e lirise si dhe per te ushtruar kontroll personal dhe te banesave te deputetit te Kuvendit te Shqiperise, Tom Doshi

Po ne daten 26.03.2015, Prokurori i Pergjithshem, ka leshuar Urdherin per ndalimin e te dyshuarit per nje krim, duke urdheruar policine gjyqesore te beje ndalimin e deputetit te Kuvendit te Shqiperise,Tom Doshi.

Po ne kete date, ne oren 18.00, policia gjyqesore ka bere ekzekutimin e ketij urdheri duke e shoqeruar deputetin Tom Doshi ne dhomat e izolimit te Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane. 

Ky urdher i Prokurorit te Pergjithshem, per ndalimin e deputetit Tom Doshi, eshte haptazi i paligjshem  dhe ne kundershtim te hapur me nenin 73 te Kushtetues se Republikes, eshte ne tejkalim te kompetencave qe Prokurorit te Pergjithshem i ka dhene Kuvendi i Shqiperise me vendimin e tij nr.39, date 26.03.2015 dhe me vete dispoziten e nenit 253 te Kodit te Procedures Penale. 

Pas ndryshimeve te bera ne vitin 2012 neni 73 i Kushtetutes se Republikes se Shqiperise percakton se :

  1. Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe votat e dhëna prej tij në ushtrim të funksionit. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes.
  2. Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdo lloj forme apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Kuvendit.
  3. Deputeti mund të ndalohet ose të arrestohet pa autorizim kur kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi. Në këto raste, Prokurori i Përgjithshëm njofton menjëherë Kuvendin, i cili, kur konstaton se nuk ka vend për procedim, vendos për heqjen e masës.
  4. Për çështjet e parashikuara në paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni, Kuvendi mund të diskutojë në seancë me dyer të mbyllura, për arsye të mbrojtjes së të dhënave. Vendimi merret me votim të hapur.

Sipas dispozites se pikes 2 te ketij neni kushtetues, eshte  Kuvendi ai qe duhet te autorizoje dhe t’i jape leje prokurorise per arrestimin e deputetit te ketij Kuvendi ose heqjen e lirise ne cfaredo lloj forme si dhe per ushtrimin e kontrollit te baneses dhe personal te deputetit. 

Vendimi numer 39 date 26.03.2015 i Kuvendit te Shqiperise ka lejuar Prokurorine e Pergjithshme qe ne respekt te dispozitave te nenit 288 dhe nenit 244 te Kodit te Procedures Penale, ti drejtoje gjykates kompetente, qe ne rastin ne fjale eshte Gjykata e Larte, kerkese per caktimin e mases se sigurimit ndaj deputetit Tom Doshi.

Sqarojme se, ne jurisprudencen e Gjykates se Larte te Republikes se Shqiperise eshte percaktuar se si ndalimi ashtu dhe arestimi ne flagrance, jane veprime me iniciative te organit procedues, nuk jane masa sigurimi dhe nga Kodi i Procedures Penale nuk njihen si te tilla. Si veprime me iniciative te organit procedues ato duhet te konfirmohen si te ligjshme apo jo nga gjykata. 

Edhe nga permbajtja e pikes 3 te nenit 73 te Kushtetutes se Republikes rezulton dallimi i qarte qe behet ndaj nocioneve te arrestimit si mase sigurimi dhe ndalimit dhe arrestimit ne flagrance si veprime me iniciative te organit procedues. Ne piken 3 te kesaj dispozite kushtetuese percaktohet qarte se deputeti mund të ndalohet ose të arrestohet pa autorizim kur kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi. Në këto raste, Prokurori i Përgjithshëm njofton menjëherë Kuvendin, i cili, kur konstaton se nuk ka vend për procedim, vendos për heqjen e masës.

Edhe neni 289 i Koditn te Procedures Penale, e ben te qarte dallimin mes ndalimit dhe masave te sigurimit. 

Pra, nuk ndodhemi perpara ketij rasti me urdhrin e ndalimit te leshuar nga ana e prokurorit me date 26.03.2015. Sqarojme se ne kerkesen e Prokurorit te Pergjithshem drejtuar Kuvendit, ky i fundit e ka kerkuar dhenien e autorizimit bazuar ne nenin 73 pika 2 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise dhe nenit 288 te Kodit te Procedures Penale. 

Urdheri i ndalimit i prokurorit te pergjithshem eshte ne kundershtim edhe me nenin 253/1 te Kodit te Procedures Penale ku percaktohet se kur ka shkaqe te bazuara per te menduar se ka rrezik ikje, prokurori urdheron ndalimin e personit qe dyshohet per nje krim. 

Ne rastin konkret nuk ka asnje shkak te bazuar ne prova per te menduar se deputeti Tom Doshi mund te largohej. Theksojme se deputeti Tom Doshi ka qene vazhdimisht ne dispozicion te organit te prokurorise qysh ne momentin qe ka marre dijeni per regjistrimin e kesaj ceshtjeje, gje qe e ka deklaruar nepermjet mbrojtesve te tij me memon derguar Prokurorit te Pergjithshem ne daten 23.03.2015. Po keshtu, ai ka qene nen mbrojtjen dhe shoqerimin e vazhdueshem te policise prej me shume se dy javesh. 

Ne keto kushte eshte absurde te mendohet se deputeti Tom Doshi mund ti shmanget hetimit. Eshte per t’u theksuar se ne urdherin e ndalimit, prokurori, nuk parashtron asnje prove per te vertetuar shkaqet ligjore qe percakton kjo dispozite ligjore por i referohet ne menyre te gabuar kushteve qe duhet te ekzistojne per arrestimin e personit dhe jo per ndalimin e tij, ku permend se qenia e tij e lire perben rrezik  per marrjen ose vertetesine e proves. 

I Nderuar Zoti Kryetar, 

E vlerësojmë të arsyeshme të parashtrojmë se urdhëri i ndalimit të z.Doshi është në kundërshtim jo vetëm me Kushtetutën dhe ligjin procedurial penal, por edhe në mospërputhje me aktet ndërkombëtare në të cilat Republika e Shqipërisë është palë. 

Më konkretisht, fillimisht mjafton të përmendim se ndalimi është në kundërshtim me frymën e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut (Neni 9) ku përcaktohet se: “Askush nuk mund të jetë subjekt i ndalimit, arrestit apo dëbimit në mënyrë arbitrare”, si dhe Konventën për të Drejtat Civile dhe Politike (Neni 9) ku përcaktohet se:

“1. Secili ka tё drejtёn e lirisё dhe tё sigurisё së personit të tij. Askush nuk duhet tё jetë objekt i njё arrestimi ose burgimi arbitrar. Askush nuk duhet tё privohet nga liria, përveç pёr arsye dhe nёrputhje me procedurën e parashikuar me ligj.

2. Çdo person i arrestuar duhet tё informohet, nё çastin e arrestimit, pёr arsyet e arrestimit dhe menjёherё duhet tё njoftohet lidhur me çdo akuzёhet kundёr tij.

3. Çdo person i arrestuar ose i ndaluar pёr shkak tё njё vepre penale duhet tё nxirret, pa vonesë, pёrpara njё gjykatёsi ose ndonjё zyrtari tjetёr tё autorizuar me ligj pёr ushtrimin e funksioneve gjyqёsore dhe duhet tё gjykohet brenda njё afati tё arsyeshёm ose tё lirohet. Ndalimi i personave tё cilët presin tё gjykohen nuk duhet tё jetё rregull i pёrgjithshёm, por lirimi mund tё kushtёzohet me garanci pёr tё siguruar daljen e tё interesuarit para gjyqit, në cilëndo fazë tjetër të procedurës gjyqësore, dhe po qe se paraqitet nevoja, edhe pёr ekzekutimin e gjykimit.

4. Çdo person qё privohet nga liria e tij me masa arrestimi ose ndalimi ka tё drejtё ankese nё njё gjykatё me qёllim qё kjo tё vendosё, pa vonesё, lidhur me ligjshmёrinё e masёs sё ndalimit dhe tё urdhёrojё lirimin e tij nё qoftё se ndalimi ёshtё i paligjshёm.

5. Çdo person qё ёshtё viktimё e njё arrestimi ose ndalimi tё paligjshёm ka tё drejtёmshpёrblimi.” 

Sigurisht, standarti më i prekshëm dhe ai që në synojmë ti afrohemi është ai vendosur nga Konventa Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut (Konventa), e cila në nenin 5 të saj përcakton se:

E drejta për liri dhe siguri

1. Çdokush ka të drejtën e lirisë e të sigurisë personale. Askujt nuk mund t’i hiqet liria, me përjashtim të rasteve që vijojnë dhe në përputhje me procedurën e parashikuar me ligj:

a) kur burgoset ligjërisht, pas një dënimi të dhënë nga një gjykatë kompetente;

b) kur arrestohet ose burgoset ligjërisht për moszbatim të një urdhri të dhënë nga gjykata në përputhje me ligjin ose për të garantuar përmbushjen e një detyrimi të parashikuar nga ligji;

c) kur është arrestuar dhe ndaluar për t’u çuar përpara autoritetit gjyqësor kompetent, kur ka arsye të besueshme për të dyshuar se ai ka kryer një vepër penale ose kur ka motive të arsyeshme për të besuar se është e nevojshme që të pengohet të kryejë një vepër penale ose të largohet pas kryerjes së saj;

d) kur një i mitur ndalohet ligjërisht, për qëllim edukimi të mbikqyrur, ose për ndalimin e tij të ligjshëm, me qëllim që të çohet përpara autoritetit kompetent ligjor;

e) kur individët ndalohen ligjërisht për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve infektive të personave të sëmurë mendërisht, alkoolistëve, narkomanëve ose endacakëve;

f) kur një person arrestohet ose ndalohet ligjërisht, me qëllim që të ndalohet hyrja e tij e paautorizuar në atë vend, ose për një person kundër të cilit është duke u kryer një procedurë dëbimi ose ekstradimi;

2. Çdo person i arrestuar duhet të informohet brenda një afati sa më të shkurtër dhe në një gjuhë që ai e kupton, për arsyet e arrestimit të tij dhe në lidhje me çdo akuzë që i bëhet.

3. Çdo person i arrestuar ose i ndaluar në rrethanat e parashikuara në paragrafin 1/c të këtij neni, duhet të çohet menjëherë përpara një gjykatësi ose një zyrtari tjetër të autorizuar me ligj për të ushtruar funksione gjyqësore dhe ka të drejtë të gjykohet brenda një afati të arsyeshëm ose të lirohet në gjykim e sipër. Lirimi mund të kushtëzohet nga garanci për t’u paraqitur para gjykatës.

4. Çdo person, të cilit i është hequr liria me arrestim ose me burgim, ka të drejtë të bëjë ankim në gjykatë me qëllim që kjo e fundit të vendosë, brenda një afati të shkurtër, për ligjshmërinë e burgimit të tij dhe të urdhërojë lirimin, në qoftë se burgimi është i paligjshëm.

5. Çdo person, që arrestohet ose burgoset në kundërshtim me dispozitat e këtij neni, ka të drejtën e zbatueshme të dëmshpërblimit.”

Qëllimi kryesor i Nenit 5 të Konventës është të parandalojë që qytetarët e vendeve anëtare të Këshillit të Europës, ti nënshtrohen kufizimeve të lirisë në mënyrë arbitrare e të pajustifikuar. E drejta për lirinë dhe sigurinë është e një rëndësie të madhe në një shoqëri demokratike, në kontekstin e Konventës dhe standarteve të pritshme për një vend anëtar të Këshillit të Europës.

Doktrina[1] e Këshillit të Europës dhe një jurisprudencë voluminoze e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, ka konsoliduar parimet themelore mbi të cilat autoritetet e shteteve anëtare duhet të bazohen për tu siguruar që gjatë veprimtarisë së tyre nuk shkelet neni 5 i Konventës.

Parimet në fjalë janë:

1. Parimi i ligjshmërisë: Që parimi i ligjshmërisë të konsiderohet i përmbushur, duhet që ndalimi, arresti, apo cdo formë tjetër e kufizimit të lirisë, të jetë në përputhje të plotë me normat e aplikueshme të së drejtës vendase penale dhe procedural penale por edhe me normat ndërkombëtare të ratifikuara;

2. Parimi i sigurisë juridike: Pra është vecanërisht e rëndësishme që gjatë zbatimit të ligjit dhe procedurave të parashikuara për ndalimin apo arrestin, të mos krijohen paqartësira dhe hapësira gri të interpretueshme. Procedurat e ndjekura duhet të jenë të parashikueshme, duke u zbatuar cdo herë ashtu sic përcaktohen në ligjet përkatëse, në mënyrë që cdo person që gjendet në të tilla rrethana, në një shkallë të arsyeshme, të jetë në gjendje ti parashikojë këto kufizime të lirisë së vet dhe mënyrën se si zbatohen nga autoritetet.

3. Parimi i mbrojtjes nga arbitrariteti: Në cdo rast të kufizimit të lirisë, duhet mbajtur parasysh qëllimi i mbrojtjes së individit nga arbitrariteti. Koncepti i arbitraritetit sipas nenit 5, shkon përtej mungesës së përputhshmërisë ligjore. Pra, një kufizim lirie mund të jetë në përputhje me norma të vecanta të ligjit, por përsëri të konsiderohet arbitrar në kontekstin e Konventës. Arbitrariteti mund të shfaqet në forma të ndryshme si p.sh. kur ndalimi apo arresti bëhen në keqbesim apo me mashtrim nga ana e autoriteteve; kur urdheri për ndalimin apo arrestin nuk plotëson kushtet për të qënë për ndonjë nga shkaqët përjashtuese të kufizimit të lirisë sipas nenit 5 § 1, të Konventës etj.

4. Parimi i proporcionalitetit: Duhet mbajtur në konsideratë në mënyrë të vecantë dhe konsiderohet se nuk është respektuar kur mungojnë shkaqet reale e të bazuara në prova e në ligj për kufizimin e lirisë dhe për të justifikuar rëndesën e masës dhe mënyrën e zgjedhur për ekzekutimin e saj; si dhe kur nuk ka një lidhje direkte dhe proporcionale mes shkaqeve për kufizim të lirisë e rëndësisë së tyre dhe masës që zgjidhet për kufizim të lirisë.

Një listë shumë e gjatë e jurisprudencës së Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), në lidhje me zbatimin e nenit 5 të Konventës, tregon se sa e rëndësishme është kjo e drejtë. Vetëm për qëllime ilustrimi, po parashtrojmë disa qëndrime thelbësore të mbajtura nga GJEDNJ për cështje ku janë kundërshtuar kufizimet e lirisë së personit.

Cështja LUTSENKO kundër UKRAINËS

“Gjykata thekson se neni 5 i Konventës garanton të drejtën themelore për lirinë dhe sigurinë, e cila është e një rëndësie parësore në një shoqëri demokratike, në kontekstin e Konventës. Të gjithë individëve duhet që kjo e drejtë tu mbrohet, pra që të mos privohen nga liria e tyre, përvecse në përputhje me kushtet e specifikuara në nenin 5 § 1. Lista e përjashtimeve të përcaktuara në këtë dispozitë është një listë shteruese dhe vetëm një interpretim i ngushtë i këtyrë përjashtimeve konsiderohet në përputhje me qëllimin e këtij neni, pra që të sigurojë që askush të mos privohet nga liria në mënyrë arbitrare…

….Asnjë ndalim arbitrar nuk mund të jëtë në përputhje me nenin 5 § 1, dhe koncepti i arbitraritetit në këtë kontekst shkon përtej thjesht mospërputhjes me ligjin. Si rrejdhojë, privimi nga liria, edhe pse në përputhje me të drejtën vendase, mundet përsëri të jetë arbitrar, pra në kundërshtim me Konventën, në vecanti në rastet kur autoritetet kanë qenë në keqbesim apo kur kanë gënjyer, apo kur kufizimi i i lirisë nuk ka qenë i nevojshëm në rrethanat konkrete.

….. Sipas këtij neni, cdo personi të ndaluar apo arrestuar duhet ti komunikohet në një gjuhë të thjeshtë, jo teknike, që ai e kupton, shkaqet themelore të faktit dhe të ligjit për arrestin e tij, në mënyrë që nëse do ta vlerësojë të arsyeshme ai të ketë mundësi ti drejtohet një gjykate për ta kundërshtuar. …”. 

Cështja NEŠŤÁK kundër SLOVAKISË

“Sidoqoftë, nuk mjafton që kufizimi i lirisë të ekzekutohet në përputhje me normat vendase; duhet edhe që ky kufizim të jetë i nevojshëm në rrethanat konkrete të rastit. Neni 5, pra, kërkon gjithashtu që cdo masë që e kufizon lirinë e individit, duhet të jetë në përputhje me qëllimin e nenit 5, pra mbrojtjen e e individëve nga arbitrariteti. …”

Cështja LADENT kundër POLONISË

….Dhoma e Madhe vlerëson se koncepti i arbitratritetit në kontekst të nenit 5, varion deri në njëfarë mase, në varësi të llojit të kufizimit të lirisë për të cilin flitet….Ndalimi i një individi është një masë kaq serioze sa justifikohet vetëm si mundësi e fundit, kur masa të tjera, më të lehta, janë konsideruar dhe vlerësuar si të pamjaftueshme për të mbrojtur interesin publik, nëse kjo kërkesë bëhet e nevojshme…” 

Cështja JAMES, WELLS AND LEE kundër MBRETËRISË SË BASHKUAR

“…kushti që të mos ekzistojë arbitrariteti, kërkon që si urdhëri i ndalimit, edhe ekzekutimi i tij, të jenë në përputhje të plotë me qëllimin e kufizimeve të lejuara nga nenparagrafi përkatës i nenit 5 § 1. Në rastet kur p.sh, ndalimi synohet të justifikohet me referencë në nenin 5 § 1 (c), pra me qëllim për ta sjellë përsonin para një autoritetit ligjor competent, në bazë të dyshimit të arsyeshëm që ka kryer një vepër penale, Gjykata (GJEDNJ) insiston për detyrimin që autoritetet  kanë për të furnizuar fakte ose informacione që do të bindnin një vëzhgues objektiv se përsoni i ndaluar vërtet mund ta ketë kryer veprën në fjalë….”

Prandaj sa me siper, bazuar ne nenin 28 pika 4 te Kushtetutes se Shqiperise, i kerkojme Gjykates se Larte lirimin e menjehereshem te ndaluarit Tom Doshi, Deputet i Kuvendit te Shqiperise. 


[1] Udhëzues për Nenin 5 të Konventës – E drejta për lirinë dhe sigurinë;

©Council of Europe / European Court of Human Rights, 2014

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura