Zbardhet kërkesa e SHBA-ve për Ukrainën: Ndaloni nisjen e ofensivës së madhe kundër Rusisë! Kushtojini kohë…

Jan 21, 2023 | 21:15
SHPËRNDAJE

Zyrtarë të lartë amerikanë po i bëjnë thirrje Ukrainës që të mos nisë një ofensivë të madhe kundër forcave ruse.

126652960_gettyimages-1243044518

Sipas burimeve nga mediat e huaja, ata besojnë se ofensiva do të jetë më e suksesshme pasi Ukraina të jetë furnizuar me armatim dhe ushtarët të kenë marrë trajnimin e duhur nga SHBA mbi përdorimin e armëve.

Një zyrtar i lartë i administratës Biden, duke folur në kushte anonimiteti, tha se bisedimet me Ukrainën për një kundërofensivë, kanë dalë në konkluzion që ukrainasit duhet t’i kushtojnë kohë të mjaftueshme fillimisht trajnimit mbi armatimin më të fundit të ofruar nga SHBA dhe pastaj të nisin ofensivën.

Në fillim të kësaj jave, SHBA njoftoi se do të dërgonte qindra automjete të blinduara në Ukrainë si pjesë e një pakete armësh prej 2.5 miliardë dollarësh.

Megjithatë, SHBA-ja ka sinjalizuar se nuk do të dërgojë tanke Abrams në Ukrainë, pasi sipas zyrtarëve amerikanë, ato janë të kushtueshme dhe të vështira për t’u mirëmbajtur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura