Zaev: Dështimi i referendumit, fundi i politikave tona

SHPËRNDAJE

Kryeministrit Zoran Zaev mund të përfundojë mandatin si kryeministër në rast se dështon referendumi. I pari i organit ekzekutiv vlerëson se me dështimin e referendumit vendi nuk do të kishte ardhmëri. Megjithatë, Zaev ishte i paqartë sa i përket deklarimit tij, duke mos precizuar nëse flet për dështimin e procesit të referendumit apo votimin kundër marrëveshjes dhe nëse përfundon mandati i tij veç si kryeministër apo bie edhe Qeveria.

zaev-bruksel_1531328340-8058521

“Si kryeministër kam mandat deri në dhjetor të vitit 2020. Nëse dështon dhe nuk ka sukses referendumi, me gjasë ne përfundojmë me politikat këtu. Por për çfarë do të na shërbente nevoja për qeverisje, kur shteti nuk do të na kishte ardhmëri. Që këtu theksoj përgjegjësitë e të gjithë aktorëve politik kryesor në shtet, përfshirë edhe VMRO DPMNE-në se duhet të sigurohet e ardhme progresive për Republikën e Maqedonisë” – tha Zoran Zaev.

Ndonëse Zaev vazhdon të besojë se VMRO-DPMNE-ja do të kyçet në referendum, partia opozitare vazhdon të hesht në këtë drejtim. Deputetët e VMRO-së nuk ndajnë mendjen nëse janë për ose kundër referendumit, për nga dallim deputetit Antonio Milloshovski i cili do të bëj fushatë kundër daljes në votim. Së fundit, nga partia e Hristijan Mickoskit kanë kërkuar që paratë e destinuara për fushatë të ndahen për projekte konkrete. Ndërkohë për bojkot të referendumit tashmë është formuar blloku i udhëhequr nga partia pro-ruse “Maqedonia e Bashkuar” e Janko Bahçevit. Partitë shqiptare në opozitë Aleanca për Shqiptarët dhe njëri krah i lëvizjes Besa mbështesin referendumit, por nuk do të jenë pjesë e koalicionit “Bashkë për Maqedoninë Evropiane”. Aleanca për Shqiptarët ka paralajmëruar se në fazën e ndryshimeve kushtetuese do të del me amendamente për të rregulluar definimin e gjuhës dhe të identitetit në dokumentet personale.

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakNuk është Kutrone, ja kush shpallet lojtari i ndeshjes në Milan-Roma
Artikulli tjetërVIDEO/ “Zgjidh një titull për mua”, Oriola Marashi provokon me bikini nga pishina

S'KA KOMENTE

Comments are closed.