Yuri Kim i kërkoi Lulzim Bashës përjashtimin e Sali Berishës, reagon ish-kryeministri: Fyerje për të gjithë demokratët! Asnjë shpifje nuk më pengon të përmbush misionin tim (Deklarata e plotë)

Jul 30, 2021 | 16:44
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të ambasadores amerikane Yuri Kim e cila kërkoi përjashtimin e tij nga Kuvendi i ardhshëm pas shpalljes non-grata nga DASH.

Berisha e ka cilësuar deklaratën e Kim si fyerje për të gjithë demokratët teksa shton se asnjë shpifje apo trillim nuk do ta pengojë atë të përmbushë misionin e tij të besuar nga zgjedhësit.

“Sot ambasadorja e SHBA Yuri Kim, me nje deklarate fyese per cdo demokrat dhe shqiptar duke iu permendur barin, ne dhunim flagrant te misionit te saj, i kerkoi Kryetarit te PD qe Sali Berisha te mos futet ne parlamentin e ardhshem. Lidhur me keto deklaroj sa vijon: Asnje shpifje, trillim apo sajim nuk mund te pengoje kurre Sali Berishen te permbushe misionin e tij te besuar nga zgjedhesit shqiptar ne mbrojtje te interesit kombetar dhe publik te shqiptareve” – shkruan Berisha.

Duke iu referuar vendimit të DASH për shpalljen non-grata, Berisha insiston që sekretari Anthony Blinken të publikojë fakte që dëshmojnë akuzat e tij. Ish-kreu historik i PD-së, thotë se Blinken i ka bazuar akuza në raporte të NGO-ve lokale e rajonale të kontrolluara nga George Soros, investigime të qeverisë shqiptare, pra armiqve të tij.

“Deri sot Departamenti i Shtetit me zedhenesin e tij ka informuar se Sekretari Blinken vendimin e ka te bazuar ne raporte te NGO lokale, rajonale dhe nderkombetare, raportet e mediave dhe raportet investigative antikorrupsion te qeverise shqiptare. Domethene vendimi i Sekretarit Blinken eshte bazuar ne raportet e armiqeve te mi, NGO te kontrolluara nga George Soros dhe raportet e mediave te kontrolluara nga qeveria dhe raportet sekrete te Edvin Rames te pa publikuara kurre ne Shqiperi” – shkruan Berisha.

Deklarata e plotë e Sali Berishës:

Sot ambasadorja e SHBA Yuri Kim, me nje deklarate fyese per cdo demokrat dhe shqiptar duke iu permendur barin, ne dhunim flagrant te misionit te saj, i kerkoi Kryetarit te PD qe Sali Berisha te mos futet ne parlamentin e ardhshem. Lidhur me keto deklaroj sa vijon:

Asnje shpifje, trillim apo sajim nuk mund te pengoje kurre Sali Berishen te permbushe misionin e tij te besuar nga zgjedhesit shqiptar ne mbrojtje te interesit kombetar dhe publik te shqiptareve. Qe nga data 19 maj 2021 dhe deri sot pas vendimit te Sekretarit Blinken, te bazuar ne lobimin korruptiv te Edi Rames dhe George Soros, armik i demokracise se shqiptareve dhe shpifjet e tyre, une i kam kerkuar dhe i kerkoj Sekretarit Blinken te publikoje çdo fakt, dokument apo prove qe ai ose kushdo tjeter mbi toke disponon per te faktuar ato qe ka shkruar ne vendimin e tij. Por deri sot nuk eshte publikuar asnje prove dokumet apo fakt vetem e vetem se ato nuk ekzistojne. Per te gjitha keto une kam njoftuar se kam paditur Sekretarin Blinken per shpifje ne Gjykaten Korreksionale te Parisit.

Deri sot Departamenti i Shtetit me zedhenesin e tij ka informuar se Sekretari Blinken vendimin e ka te bazuar ne raporte te NGO lokale, rajonale dhe nderkombetare, raportet e mediave dhe raportet investigative antikorrupsion te qeverise shqiptare.

Domethene vendimi i Sekretarit Blinken eshte bazuar ne raportet e armiqeve te mi, NGO te kontrolluara nga George Soros dhe raportet e mediave te kontrolluara nga qeveria dhe raportet sekrete te Edvin Rames te pa publikuara kurre ne Shqiperi.

Duke shprehur bindjen se vendimi eshte nje abuzim i paster me ligjin e Kongresit te SHBA, perdorimin e tij si arme kunder kundershtareve politik te multimilardierit George Soros dhe mikut te tij te ngushte Edi Rama, une pavaresisht nga keto perseri ftoj Sekretarin Blinken ti bej te gjithçka publike.

Perveç ketyre e ftoj Sekretarin e Shtetit te ndikoje tek Edi Rama qe te votojme ne parlament ligjin e vetingut te politikaneve.

Une dua ti rikujtoj Zonjes ambasadore se ke gabuar rende me barin qe iu permende demokrateve. Ne kete kontekst shprehja juaj se PD nuk mund te haje bar eshte nje fyerje per çdo demokrat dhe per çdo shqiptar te cilet citate te ngjashme i kane degjuar vetem ne diktature apo nga raciste albanofobe.

Se fundi, nuk e di nese takimi i sotem i Zj ambasadore Kim ka ndonje nxitje nga denoncimi im i marreveshjes se dyshimte qe u njoftua se u arrit ne prani dhe me nxitjen tuaj midis Kryetares se KLGJ, Llagami dhe Instutut East Ëest qe sipas burimeve amerikane drejtohet nga Delina Fico. Duke ju kerkuar mundesisht te beni transparente kete marreveshje ju siguroj se sikunder deri sot do te denoncoj çdo afere te dyshimte nga cilido dhe pa asnje hezitim.

Shqiptaret jane njerez te lire dhe me dinjitet qe nuk meritojne bar por transparence! sb

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, kryediplomatja amerikane, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me Lulzim Bashën në selinë e Partisë Demokratike. Pas mbledhjes, ajo ka dhënë një deklaratë të fortë për mediat duke i kërkuar kryedemokratit Basha që PD të distancohet nga ish-kryeministri Sali Berisha pas shpalljes non-grata nga DASH.

Yuri Kim, tha se do të ishte “një ironi historike dhe tragjedi, nëse partia do duhet të hante bar për hatër të një deputeti të saj”. Ambasadorja Amerikane tha se e ardhmja e vendit pret që të ketë bashkëpunim dhe Shqipëria të ecë përpara, “për këtë arsye ka vendime të vështira përpara për të gjithë”, theksoi Kim.

Lexoni edhe: Berisha ‘non grata’ nga DASH/ Deklarata e fortë e Yuri Kim pas takimit me Bashën: Do ishte një ironi historike dhe tragjedi nëse partia do hante bar për hatër të një deputeti

Lexoni edhe: “Lajm i mirë që PD do kthehet në Kuvend”- Yuri Kim flet pas takimit me Bashën: PS të ngrihet mbi interesat partiake!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura