Takimi i parë me Bashën pas zgjedhjeve, ja momentet kur ambasadorja Yuri Kim mbërrin në selinë e PD-së (VIDEO)

Jul 30, 2021 | 13:08
SHPËRNDAJE

Panorama.al ka siguruar pamjet kur ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim mbërrin në selinë blu për takimin me kreun e PD Lulzim Basha.

Siç mund të shihet nga kjo video ambasadorja e SHBA-ve pritet nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi.

(12:30) Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim do të zhvillojë sot rreth orës 13:00 një takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, konfirmojnë burime për Panorama.al. Pas takimit pritet një deklaratë për mediat.

kim basha 1Nuk dihet se tema e takimit mes diplomates amerikane dhe kryedemokratit. Takimi mes Yuri Kim dhe Bashës vjen pak ditë pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE-ODIHR mbi zgjedhjet, që sipas kreut të selisë blu konfirmoi se 25 prilli ishte një masakër elektorale.

Ndërkaq Yuri Kim tha se po mbahen shënime mbi raportin, duke nxitur institucionet të shqyrtojnë rekomandimet e tij për përmirësimin e zgjedhjeve. Vlen për tu theksuar se ky është takimi i parë mes tyre pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Lulzim Basha është pyetur së fundmi nga gazetarët edhe mbi qëndrimet që do të mbajë për çështjen “Berisha”, që është shpallur “non grata” nga SHBA, për të cilën kryedemokrati ka deklaruar se do të shprehet në një moment tjetër.

© Panorama.al

Te lidhura