Xhensila Pere: Pasioni im i fshehur politika, si bëja fushatë për Ilir Metën

May 11, 2016 | 18:30
SHPËRNDAJE

Nga skena e garave të bukurisë ku i duhej të dëshmojë sa vlen në bikini dhe majë takave, tashmë në paskuinta, ku mënyra si organizon gjithçka është aftë- sia e saj. Ish-finalistja e “Big Brother”, Xhensila Pere, tashmë ka kaluar në prapavijë, pasi që në adoleshencë ka zbuluarr se pika e saj më e fortë është aftësia për të qenë lidere edhe në politikë, terren ku e sheh veten në të ardhmen.

Për marrëdhënien me të dashurin biznesmen, dhe bizneset që ka hapur, Xhensila flet në këtë intervistë për gazetën “Panorama”…

Të thanë se nuk plotë- soje kriteret për televizion, por ti i ke sfiduar me punën në “Miss Universe”. Si ndihesh në kë kontradiktë preferencash?

Besoj se është mjaft e kuptueshme dhe fjalët do të ishin të tepërta. Produktivitetin e Xhensilës në televizion publiku shqiptar po e shikon çdo të diel, në puntatat e “Miss Universe”. Ai produksion apo staf që kërkon persona që punojnë e janë të aftë më zgjedhin, e ndaj jam këtu ku jam.

Si është të punosh në paskuintat e një spektakli bukurie si “Miss Universe”, garë që e ke provuar dhe vetë?

Pjesa e paskuintave është pjesa më e rëndësishme, jo vetëm në një spektakël bukurie, por në të gjitha fushat. Ndaj dhe më duhet ta pranoj që është më e vështirë dhe me një përgjegjësi të madhe. Kur je pjesëmarrëse në një garë bukurie, i ke të gjitha gati, thjesht duhet të dalësh në skenë e të shkëlqesh, ndërsa kur je pjesë e stafit, duhet të përgatisësh çdo detaj të mundshëm.

Xhensila-Pere

Me çfarë syri i shihje organizatorët në pozicionin e miss-it dhe me çfarë syri i sheh miss-et në garë?

Vetë roli im shpjegon shumë gjëra, pasi unë jam mentore e “Miss Universe”, që do të mbahet më 2 qershor. Ndaj dhe miss-et i shoh me syrin kritik, kështu që përpiqem t’u mësoj më të mirën, në bazë të eksperiencave të mia. Gjithashtu, përpiqem që të jem dhe e afërt me to, që mos të më shohin si “diçka e egër dhe e frikshme”, ashtu si i kam parë unë dikur organizatorët.

Çfarë stereotipi bukurie preferon në këto gara, pra femrat me cilat tipare të tërheqin?

Unë jam te bukuria mesdhetare, një bukuri që nuk të vel kurrë duke e parë.

12666386_879373298826860_1380640665_n-750x641

Po meshkujt si i preferon, mund të na zbulosh mashkullin e ëndrrave të tua?

Te meshkujt jam pak më e “tolerueshme”.Gjëja e parë që vërej është fiziku, dhe jam te trupat e kuruar. Por nuk mund të lë pa përmendur sytë. Janë pasqyra e shpirtit dhe komunikimi më i bukur dhe më domethënës është ai me sy. Preferoj sytë jeshilë. Mashkulli im i ëndrrave? Gabriel Garko. Por më zhgënjeu pasi pata fatin ta takoj në Tiranë, ndaj dhe këtë pjesë “mashkulli perfekt” ia lë ëndrrave. Ndërsa në realitet preferoj një mashkull me plot kuptimin e fjalës.

Çfarë do të thuash me “Më zhgënjeu Garko”?

Televizioni është një gënjeshtër e bukur. Garkon e kisha imazh perfekt të një mashkulli, por “live” kuptova që e kisha mbivlerësuar, qoftë në pamje, e qoftë në sjellje. Kuptova që ishte thjesht një njeri si gjithë të tjerët, me asgjë speciale, përveç famës që ai ka. Plus vitet kalojnë dhe për Gabrielin.

Pak më parë je shprehur se je duke punuar për disa biznese të tuat paralelisht. Mund të na thuash diçka më konkrete?

Po, është e vërtetë. Përpos punës me miss-et, unë nuk kam lënë pas dore pjesën e biznesit, i cili është habitati im. Pas përfundimit të natës finale të “Miss Universe Albania”, Xhensila do të shfaqet si një menaxhere dhe në fund të vitit me një produkt në treg.

XhensilaPEre-fk-780x439

Si businesswomen, kë model femre në botë do të arrish?

Më duhet të zbuloj një sekret. Kam folur gjithmonë për ikonat e bukurisë, dhe cili është miss-i im i preferuar apo idhulli im në këtë fushë. Por asnjëherë nuk kam përmendur se kush është ikona ime, pra idhulli im në jetë (përveç mamit). Femra që unë adhuroj është Madeleine Albright. Dhe jo vetëm kaq, por unë kam qenë shumë e dashuruar me diplomacinë dhe politikën. Madje, në moshë më të vogël, krahas angazhimit në spektakle të ndryshme që kam marrë pjesë, jam marrë dhe me pak politikë në qytetin tim të lindjes. Pra, kuptohet që më pëlqen të jem lidere jo vetëm në biznes, por edhe në jetë. Pa lënë pa përmendur emrin e Sherilin McCoy, CEO e “Avon”-it.

Për cilin krah politik je angazhuar në rininë e hershme, dhe e ke qëllim në vetvete përfshirjen në politikë në të ardhmen?

Jam angazhuar për Partinë Socialiste dhe LSI-në. Kam bërë fushatë për Ilir Metën në një komunë, dhe për ish-kryetarin e Bashkisë së Pogradecit të PS-së. Kjo ka ndodhur kur kam qenë në gjimnaz dhe kam qenë anëtare e FRESSH-it. Tani jam shkëputur, por kjo s’do të thotë që nuk e shoh veten pas disa vitesh si politikane.

Çfarë ofertash të tjera ke marrë këto kohë?

Puna në “Miss Universe” ka qenë shumë intensive, pasi erdhi me një formulë krejt ndryshe nga ato misset që kemi parë deri më sot, një “reality show”. Plus pjesa e menaxhimit të biznesit më ka marrë shumë kohë, ndaj dhe nuk u kam kushtuar shumë rëndësi ofertave që kam marrë. Por s’do t’i thosha kurrë “Jo” një gare kërcimi.

Si e sheh rivalitetin mes femrave në Shqipëri? Rivalitet?

Po, patjetër. Ka plot vajza të bukura e të talentuara, por asnjë nuk është si unë. T’i kesh të gjitha nga pak të mishëruara në një. Po ty, për çfarë mendon se të shohin me zili? Aftësia për të ecur para, pa ndryshuar asgjë në karakterin tim dhe pa shkelur veten.

Po lidhja si po shkon dhe sa afër teje është partneri yt misterioz?

Mmm, lajme të këqija. Puna intensive na ka distancuar pak. Është ndier i lënë pas dore, pasi edhe në fundjavë unë jam duke xhiruar ose duke rikuperuar punën tjetër. Përpiqemi të alternojmë orët tona, por nuk e di se çfarë do të ndodhë deri në natën finale.

Kur do ta bësh publike këtë histori që ka bërë shumë persona kureshtarë?

Kur të vesh fustanin e bardhë.

Të ka shkuar ndonjëherë në mendje të bësh ndërhyrje në pamjen apo fizikun tënd?

Në fizikun tim jo, ndërsa në pamje kam katër vite që e mendoj të bëj hundën, por s’kam gjetur guximin e duhur për ta bërë. Me frikëson ideja e të bërit motra binjake e radhës e showbizz-it shqiptar. Fillon me hundën dhe përfundon “barbi silikon”.

Çfarë peshe ke tani dhe çfarë bën për të ruajtur linjat dhe peshën konstante?

Aktualisht peshoj 58 kg, jam e gjatë 1.72 dhe përmasat e mia janë 90:67:90. Kjo është pesha ime dhe falë Zotit dhe mamit, nuk më duhet ta ruaj shumë veten, pasi kam një metabolizëm dhe strukturë kockore të mirë. Nuk i them jo asnjë lloj ushqimi apo ëmbëlsire.

Kujt apo çfarë i thua “jo” momentalisht?

Jo i them vetëm izolimit, s’mund të më mbyllin më si në “Big Brother”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura