Xhef Bezos synon të sfidojë vdekjen: Ja projekti ambicioz, që synon të ndalë plakjen e njeriut

Jan 25, 2022 | 15:33
SHPËRNDAJE

Xhef Bezos ka nisur një mision për të mposhtur plakjen e njeriut. Ai sapo ka angazhuar shkencëtarin Hal Barron nga “GlaxoSmithKline”për të ndihmuar në drejtimin e “Altos Labs”, kompaninë e re ambicioze që synon të ndalë plakjen nëpërmjet investimeve prej miliarda dollarësh.

jeff bezos (2)

Por çfarë thotë në fakt shkenca mbi këtë çështje? A mund ta mposhtim plakjen?Plakja nuk është vetëm një ndryshim në mënyrën se si ndihemi apo dukemi së jashtmi. Plakja ndodh në nivelin qelizor. Në laborator, është zbuluar se qelizat e lëkurës së një njeriut të rritur ndahen afërsisht 50 herë përpara se ky proces të ndalet.

Por qelizat e lëkurës nga një foshnjë e porsalindur mund të ndahen 80 ose 90 herë. Nga ana tjetër, qelizat e njeriu të moshuar ndahen vetëm rreth 20 herë. Ndërkohë plakja është më se e dukshme në gjenet tona.

Materiali ynë gjenetik modifikohet me kalimin e kohës, dhe aty mund të bashkëngjiten kimikate, të cilat ndryshojnë në varësi se cilat gjene janë aktive ose jo. Këto quhen ndryshime epigjenetike, dhe këto krijohen me kalimin e moshës.

Një lloj tjetër ndryshimi ndodh në skajet e ADN-së së qelizës sonë. Segmentet e përsëritura të ADN-së të quajtura telomere, veprojnë si maja plastike e një lidhëse këpucësh, duke paguar që mbështjelljet e përdredhura të materialit gjenetik të fërkohen në skajet apo të yjëzohen së bashku.

Por këto telomere shkurtohen sa herë që ndahet një qelizë. Ne nuk e dimë nëse telomeret e shkurtra janë thjesht një shenjë e plakjes, si për shembull flokët e thinjur, apo janë pjesë e procesit me të cilin plaken qelizat.

Për të mbetur gjallë dhe për të vazhduar ndarjen, qelizat imune e ndalin shkurtimin e telomereve të tyre kur shumohen, njëlloj si qelizat e kancerit. Ky është ndoshta një faktor që kontribuon në pavdekësinë e tyre të dukshme. Ilaçet që ndalojnë funksionimin e telomerazës, janë treguar shumë premtuese në luftën kundër kancerit (edhe pse qelizat e kancerit mund të evoluojnë për t’u bërë më rezistente).

Duke pasur parasysh se plakja ka një efekt kaq të thellë në qelizat dhe gjenet tona, lind një pyetje shumë më e madhe: Pse ndodh kjo gjë? Pse plakemi? Dikur mendohej se plakja ndodhte për shkak të evolucionit të vazhdueshëm të specieve.

Pra evolucioni i një specie kërkon një qarkullim të individëve. Megjithatë, një problem me këtë ide është se shumica e jetës në Tokë nuk e arrin kurrë moshën e thyer. Shumica e kafshëve vriten nga grabitqarët, sëmundjet, klima ose uria.

Një pikëpamje tjetër është se plakja është thjesht një efekt anësor i dëmtimit që krijohet me kalimin e kohës, i shkaktuar nga metabolizmi apo ekspozimi ndaj dritës ultravjollcë nga Dielli. Ne e dimë që me kalimin e moshës gjenet dëmtohen, por nuk është vërtetuar se

kjo gjë e nxit drejtpërdrejt plakjen.

Një mundësi tjetër është që plakja mund të ketë evoluar si një mbrojtje kundër kancerit. Meqë qelizat grumbullojnë me kalimin e kohës dëmtime gjenetike, ato mund të kenë evoluar një proces për të mos qëndruar në trup për një kohë të gjatë, në rast se ky dëmtim bën që një qelizë të kthehet në kanceroze.

Teksa plakemi, disa nga qelizat e trupit tonë hyjnë në një gjendje të quajtur plakje, në të cilën një qelizë qëndron e gjallë, por e ndalon ndarjen. Qelizat e moshuara grumbullohen në trup gjatë gjithë jetës – veçanërisht në lëkurë, mëlçi, mushkëri dhe shpretkë – dhe kanë efekte të dobishme por edhe të dëmshme.

Ato janë të dobishme sepse sekretojnë kimikate, të cilat ndihmojnë në riparimin e indeve të dëmtuara. Por gjatë një periudhe të gjatë kohore, ndërsa qelizat e vjetra shtohen shumë në numër, ato edhe mund të prishin strukturën normale të organeve dhe indeve.

Këto qeliza mund të jenë një shkaktar themelor i shumë prej problemeve që ne i lidhim me plakjen. Ne mund të përshkruajmë shumë gjëra që ndodhin gjatë plakjes në nivelin e asaj që ndodh fizikisht me gjenet, qelizat dhe organet tona. Por pyetja themelore se përse plakemi mbetet ende pa përgjigje.

Sipas të gjitha gjasave, ka më shumë se sa një përgjigje të saktë. Sigurisht, askush nuk e di nëse kompania e Bezos mund të ketë sukses në zgjatjen e jetëgjatësisë së njeriut. Por është e qartë se duke studiuar plakjen, do të kemi zbulime të reja emocionuese. / “The Conversation” – Bota.al

 

© Panorama.al

Te lidhura