Xhafaj me mesazhe ‘bombë’ nga Shkodra: Bosët e krimit janë vërdallë, ai që përmend emrin tim…

Feb 17, 2018 | 16:24
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në analizën e Policisë së Shkodrës ka folur me tonë të forta për luftën ndaj kriminalitetit dhe grupeve kriminale.

xhafaj2

Gazetari i “Panorama” raporton se gjatë takimit, Xhafaj ka theksuar se “janë 4-5 grupe të rëndësishme kriminale që duhen goditur.

Ai ka kerkuar nga policia te merren me krimin dhe boset e tij dhe jo me hallexhinte.

“Mos u merrni me hallexhinjte qe vendosin nje çati. Bosët e krimit janë vërdalle dhe ata duhen goditur”- tha Xhafaj.

Xhafaj ka qenë i prerë në porositë e dhëna për krerët dhe efektivët në luftë me krimin.

“Bosët e krimit nuk duhen falur për asnjë arsye. Ai që përmend emrin tim të goditet i pari. Dua një integritet nga te gjithë policët, nga shefat deri tek polici më i thjeshtë, te mos ketë një sjellje harbute me qytetaret. Bëni kujdes me Vettingun, nuk do ti shpëtoje asnjë. Tolerenca ndaj krimit do te jete 0. Kërkoj nje korrektësi maksimale dhe të goditen ata që cilësohen si të fortë. Nëse marr vesh se ka tolerime për ndërtime të medha pa leje, përfshirje në lejimin e trafiqeve të drogës të policisë do jem unë i pari që s’do lejoj dhe do përballeni me ligjin. Fytyra e policise se shtetit duhet te ndryshoje totalisht”- ka thënë Xhafaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura