Washington/ Rama i jep merita gjithë klasës politike shqiptare për strehimin e afganëve: Ne mund të mos biem dakord sa është ora, për këtë ramë dakord të gjithë

Feb 16, 2022 | 21:38
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur këtë të mërkurë një ligjëratë në Universitetin Georgetown në Washingt0n.

Gjatë fjalimit të tij shefi i qeverisë u ndal te strehimi i afganëve në Shqipëri, të cilin e cilësoi si një arritje të gjithë popullit dhe klasës shqiptare politike.

Ai shtoi se në Shqipëri politikanët nuk mund të bien dakord sa është ora, por për rastin e strehimit të afganëve dakordësia ishte e unifikuar dhe kjo sipas tij për shkak të natyrës tonë humane.

“Shumë njerëz më kanë pyetur se pse e bën. Unë u them se këta jemi ne, nuk jemi të pasur por nuk e kemi të shkurtër kujtesën. Këtë e konsideroj si diçka që i përket popullit shqiptar, pasi ishte një vendim politik, por që u pranua nga të gjithë qytetarët dhe nuk u kundërshtua nga politika. Ne mund të mos bienm dakord për sa është ora, por për sa i përket strehimit të afganëve ne ramë të gjithë dakord. Kjo i dedikohet gjithë popullit shqiptar, të gjitha partive politike. Më thanë se do rrinë vetëm pak muaj, i thash miqve amerikanë, mos e premtoni këtë se ne e dimë si venë gjërat. Ata po presin vizat për të shkuar në Amerikë, por janë të ftuar të qëndrojnë aty nëse dëshirojnë”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura