Vuçiç: Çështja e Kosovës duhet të zgjidhet tani

Apr 13, 2018 | 10:19
SHPËRNDAJE

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar me shefin diplomacisë franceze, Jean Yves Le Drian.

auto-vuci1523603374_1523603682-5134671

Vuçiq i ka thënë Drianit se është e domosdoshme ruajtja e paqes dhe e stabilitetit dhe i ka treguar atij për bisedimet që po zhvillohen në Bruksel me Kosovën
Aleksandar Vuçiqi, siç përcjell “N1”, ka thënë se konflikti i ngrirë nuk është zgjidhje e mirë për Kosovën porse kjo çështje duhet të zgjidhet tash.

“Mendoj se nuk duhet ta lëmë konflikt të ngrirë, por duhet ta zgjidhim tash”, ka thënë Vuçiqi, duke u ankuar se Kosova nuk po i kryen detyrimet lidhur me formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura