Vritet në atentat aktivistja e njohur, hetimet e para përfshijnë politikën

Mar 16, 2018 | 22:21
SHPËRNDAJE

Një nga figurat politike më premtuese, karizmatike dhe të dashura të Brazilit u vra brutalisht të mërkurën mbrëma në qendër të Rio de Janeiro nga ku hetimet flasin se ishte një vrasje politike e shënjestruar.

salis

Lajmi bëhet i ditur nga policia e Rios, e cituar nga televizioni tv Globo. Burimi zbulon që targa e të paktën njërës prej makinave të përdorura nga autorët, është false.

Ndërkohë, dhjetëra e mijëra brazilianë kanë zbritur në shesh për të shprehur dëshpërimin e tyre pas vrasjes së këshilltares bashkiake të Rio de Zhanejros dhe militante për të drejtat sociale e civile, 38-vjeçares Marielle Franco, e cila u ekzekutua në një pritë natën me gjithë shoferin e saj, duke u derdhur një breshëri plumbash. Manifestuesit kanë kërkuar drejtsi për Francon, e njohur për impenjimin e saj në favor të kauzave për popullatën e varfër, shkruan the independent.

marielle-franco-glenn-greenwald

Shumë prej tyre ishin veshur me të zeza dhe thërrisnin slogane kundër policisë: “Mjaft me vrasje… është koha të reagojmë!”.

Një tjetër manifestim, me të paktën 10 mijë persona, u mbajt në Sao Paolo dhe demonstrime të tjera ka pasur edhe në Belem e Amazzonia.

Marielle Franco, e lindur dhe rritur ne favelas (lagjet e varfra braziliane) të Mares, në një nga zonat më të dhunshme të të Rios, ishte e zezë, lesbike dhe ndihmonte të varfrit. Ajo ishte futur në politikën e Rios të mbizotëruar nga meshkujt, të bardhë dhe të pasur, anëtarë të Partisë Socialiste dhe Lirisë, një formacion i majtë, me të cilin në vitin 2016 mori një mbështetje befasuese në zgjedhjet e këshillit bashkiak të këtij qyteti.

Ajo u karakterizua menjëherë për betejën e saj kundër dhunës nga policia, shpesh e akuzuar nga organizatat për të drejtat e njeriut për korrupsion.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura