Vritet me plumb në kokë 28-vjeçari në Maqedoninë e Veriut! Çfarë thotë policia

Sep 18, 2022 | 8:50
SHPËRNDAJE

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur Maqedoninë e Veriut mbrëmjen e djeshme.

Arme-Zjarri

Një 28-vjeçar i identifikuar me iniciale G.A. është ekzekutuar në qendër Gostivarit.

Sipas mediave vendase, ai është qëlluar me plumb në kokë.

Policia vendase po heton shkaqet e ngjarjes së rëndë.

“Sonte (17-shtator) rreth orës 19:40 në SPB -Tetovës është raportuar se në Spitalin e Gostivarit “Ferid Murad” është sjellë 28-vjeçari G.A. nga Gostivari, i cili ka qenë i lënduar me një plagë hyrëse-dalëse me armë zjarri në kokë. Atij i është dhënë ndihma mjekësore. Po merren masa për zbardhjen e rastit.”, njoftoi policia

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura