Vritet edhe një tjetër shqiptar në Siri

Feb 13, 2018 | 14:51
SHPËRNDAJE

Ka shkuar në 76 numri i kosovarëve të vrarë në luftën në Siri. Së fundmi është vrarë Betim Ibrahimaj nga Komuna e Istogut.

isis-up-780x439

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

“Policia e Kosovës nga burime të ndryshme ka informacione lidhur me vrasjen e këtij personi. Mirëpo referuar situatës në zonat e konfliktit, Policia e Kosovës nuk posedon dokumentacion apo informacion zyrtar për vrasjen e tij”, ka thënë Hoxha.

Lajmin për vrasjen e Betim Ibrahimajt e ka bërë të ditur edhe bashkëshortja e tij e cila ishte së bashku me të në Siri. /Telegrafi/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura