“Vrau policin gjatë aksionit për grabitje dhe plagosi tre të tjerë”, kush është drejtuesi i bandës së Mirditës i shpallur në kërkim (FOTO)

Jan 29, 2020 | 11:32
SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit ka publikuar emrat dhe fotot e pesë personave më të kërkuar në Shqipëri, që janë pjesë e listës me 50 persona.

dritan lleshi

Një ndër të shumëkërkuarit është edhe drejtuesi i bandës së Mirditës, Llesh Syziu (Ndoj), i cili është dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm, për vrasjen e një efektivi policie.

Si ka ndodhur ngjarja?

Syziu, së bashku me 5 persona, është dënuar për vrasjen e një punonjësi policie dhe plagosjen e tre të tjerëve.

Konkretisht, ngjarja për të cilën është dënuar, ka ndodhur me 28 qershor të vitit 2000, ku mbeti i vrarë punonjësi i policisë, Gjon Paçuku.

Referuar prokurorisë, ishin orët e para të mëngjesit kur 6 të pandehurit e bandës së Mirditës, Dritan Syziu, Nikollë Syziu, Bardhok Syziu, Tonin Gjoka e Arjan Reçi vendosën që të grabisnin disa pjesë këmbimi për makina të një parkingu pranë ish-SMT-së së qytetit.

I trembur, roja e parkingut njofton forcat e policisë për ngjarjen që po ndodhte. Menjëherë në vend paraqiten efektivat e policisë, të cilët mendonin se kishin të bënin me një vjedhje modeste. Pasi kanë parkuar makinën jashtë ish-SMT-së, u kanë kërkuar anëtarëve të bandës që të dorëzohen.

Por, reagimi i tyre ka qenë i menjëhershëm duke qëlluar në drejtim të pesë efektivave të policisë, duke lënë të vrarë efektivin Gjon Pacuku dhe të plagosur Nikollë Markun, Bardhosh Jakun e Ndue Çupin.

lleshi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura