Vrasjet që trondisin vendin në janar, flet psikologia: Arsyet pse ndodhin në këtë muaj

Jan 4, 2019 | 16:02
SHPËRNDAJE

Vrasja e dyfishtë që ndodhi mbrëmjen e 2 Janarit në familjen Muska tronditi jo vetëm Ballshin. 34-vjeçari Gazmend Muska, i sapoardhur nga Greqia për të kaluar për festat e fundvitit, qëlloi me thikë bashkëshorten dhe më pas motrën e saj. Krimet e fillim-vitit sipas psikologëve lidhen me bilancin vjetor, i cili krijon presion apo pesimizëm.

Aurela Agalliu, psikologe: Faktori ekonomik përbën ndoshta edhe këtë problematikë, pasi njerëzit bëjnë një bilanc vjetor apo të mund të akumulojnë stresin vjetor që më pas shpaloset në sjellje të tilla të dhunshme që reflektohen më pas në familje.

Sipas psikologes Aurela Agalliu nuk është çudi që në shumë raste krimi ndodh nga personat që kthehen nga emigrimi, pasi ata përballen me ndryshimet kulturore.

Aurela Agalliu, psikologe : Këta persona vendosen midis dy kulturave të ndryshme, të jetuarit në një formë të rregullt, bën që të kthehen këta individë të shpalosin sjellje që janë të brendësuara. Ne njihemi që problemet nuk i zgjidhim me fjale, por kalojmë në një konflikt të agravuar.

Vetëm gjatë vitit të kaluar (2018) 16 gra dhe vajza humbën jetën. Në pjesën më të madhe të rasteve autorët ishin partnerët apo familjarët e tyre.

Aurela Agalliu, psikologe: Panoramë shumë e trishtë. Kemi më shumë femra të arsimuara po ende qëndron problemi tek pavarësia e tyre. Kjo ka bërë të mundur që mungesa e autonomisë personale, por edhe ndikimi i familjes, që shpeshherë mashkulli të shikohet si shtylla e shtëpisë dhe personi që ka të drejtën e vendimmarrjes./ Klan

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura