Vrasjet në Shkodër, Xhafaj: Opozita po zgjedh rrugën e gabuar, kemi goditur disa banda kriminale, por…

Sep 3, 2018 | 17:44
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, lidhur me ngjarjet e rënda të ndodhur së fundmi në vend, duke iu referuar edhe vrasjeve të ndodhur në Shkodër, është shprehur se Policia po bën punën maksimale për zbardhjen e dinamikës dhe kapjen e autorëve, ndërsa ka thënë se opozita po zgjedh rrugën e gabuar lidhur me bojkotin e parlamentit dhe akuzat që ka hedhur mbi qeverinë për këto raste.82e0d994-53ac-41ec-9061-eb5a117bc683

“Dua të ndalem në fjalën time në këtë seancë, mbi situatën e rendit dhe sigurisë në muajt e fundit në shkallë vendi dhe posaçërisht në disa qarqe të vendit, dhe akoma në mënyrë më të veçantë në lidhje me Qarkun e Shkodrës. Kjo e lidhur edhe me ngjarjet e fundit të ndodhura në këtë qark me disa vrasje të ndodhura gjatë muajve Qershor, Korrik, Gusht dhe tani në Shtator.

Natyrisht ajo çfarë është duke bërë opozita, nuk është gjë tjetër veçse një sulm agresiv i qëllimshëm, për të krijuar një perceptim të gabuar rreth rendit dhe sigurisë në vend dhe padyshim për të nxirë imazhin e vendit dhe të Policisë.

Nuk dua t’i hyj fare diskutimit, se cili është konteksti i vrasjeve që kanë ndodhur këto muaj në Shkodër, as dhe cila është natyra e disa prej viktimave të përfshira në këto ngjarje, apo sa dhe si këta të fundit, kanë qenë vetë të përfshirë në vrasje të mëparshme si autorë të vrasjes. Kjo nuk është detyra ime sot. Kjo është përgjegjësi e hetimit që është duke u zhvilluar me shumë intensitet, me një përgjegjësi të veçantë së bashku me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Natyrisht për ne, çdo rast vrasje përbën një ngjarje të rëndë, sepse janë jetë njerëzish, të cilët cënojnë qetësinë, rendin dhe sigurinë e qytetarëve. Ne jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund këtyre ngjarjeve dhe shpresoj që shumë shpejt do të përgjigjen përpara ligjit si autorët, ekzekutorët e tyre, ashtu edhe nxitësit e këtyre ngjarjeve të rënda penale. Kjo përsa i përket përgjegjësisë sonë shtetërore dhe përgjegjësisë përballë qytetarëve të Shkodrës.

Përsa i përket opozitës, kanë zgjedhur një kauzë të gabuar, para së gjithash, do duhej të jepnin llogari para qytetarëve të Shkodrës, për sigurinë dhe rendin në periudhën që ata kanë drejtuar vendin”, u shpreh ai.

8b45d801-5e18-4d56-9e80-e688f2c69944

Fjala e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në seancën parlamentare:

Përshëndetje,
Dua të ndalem në fjalën time në këtë seancë, mbi situatën e rendit dhe sigurisë në muajt e fundit në shkallë vendi dhe posaçërisht në disa qarqe të vendit, dhe akoma në mënyrë më të veçantë në lidhje me Qarkun e Shkodrës. Kjo e lidhur edhe me ngjarjet e fundit të ndodhura në këtë qark me disa vrasje të ndodhura gjatë muajve Qershor, Korrik, Gusht dhe tani në Shtator.

Natyrisht ajo çfarë është duke bërë opozita, nuk është gjë tjetër veçse një sulm agresiv i qëllimshëm, për të krijuar një perceptim të gabuar rreth rendit dhe sigurisë në vend dhe padyshim për të nxirë imazhin e vendit dhe të Policisë.

Nuk dua t’i hyj fare diskutimit, se cili është konteksti i vrasjeve që kanë ndodhur këto muaj në Shkodër, as dhe cila është natyra e disa prej viktimave të përfshira në këto ngjarje, apo sa dhe si këta të fundit, kanë qenë vetë të përfshirë në vrasje të mëparshme si autorë të vrasjes. Kjo nuk është detyra ime sot. Kjo është përgjegjësi e hetimit që është duke u zhvilluar me shumë intensitet, me një përgjegjësi të veçantë së bashku me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Natyrisht për ne, çdo rast vrasje përbën një ngjarje të rëndë, sepse janë jetë njerëzish, të cilët cënojnë qetësinë, rendin dhe sigurinë e qytetarëve. Ne jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund këtyre ngjarjeve dhe shpresoj që shumë shpejt do të përgjigjen përpara ligjit si autorët, ekzekutorët e tyre, ashtu edhe nxitësit e këtyre ngjarjeve të rënda penale. Kjo përsa i përket përgjegjësisë sonë shtetërore dhe përgjegjësisë përballë qytetarëve të Shkodrës.

Përsa i përket opozitës, kanë zgjedhur një kauzë të gabuar, para së gjithash, do duhej të jepnin llogari para qytetarëve të Shkodrës, për sigurinë dhe rendin në periudhën që ata kanë drejtuar vendin.

Kryetari i Grupit Parlamentar përmendi disa shifra, por kam përgjegjësinë të bëj publike disa shifra konkrete, shkallë vendi dhe posaçërisht për disa nga këto qarqe.

Vrasjet me dashje në Republikën e Shqipërisë, në mandatin e parë të Partisë Demokratike, kanë qenë rreth 230 vrasje, ose me një mesatare rreth 58 vrasjesh në vit; në mandatin e dytë të tyre, me një mesatare prej 72 vrasje në vit; në mandatin tonë të parë 2013-2017, mesatarja e vrasjeve në vit ka qenë 43, dhe për këtë vit deri tani që flasim janë 24 të tilla.

Këto janë nga pikëpamja statistikore, numri i vrasjeve në shkallë Republike, le t’i krahasoj kush të dëshirojë: 58 mesatarja në mandatin e tyre të parë, 72 në mandatin e dytë; 43 në mandatin tonë të parë; 24 në këtë vit që po flasim.

Kthehemi në Shkodër: në mandatin e tyre të parë, mesatarja ka qenë 12 vrasje në vit; në mandatin e dytë 15 vrasje në vit, mesatarja në vit e vrasjeve të ndodhura; në mandatin tonë të parë 9 vrasje; dhe për këtë vit janë 8, nga të cilat janë zbuluar 4 tani dhe janë në proces hetimi 4 vrasje të tjera.

Nëse do t’i merrnim për vite, në vitin 2010 në Tiranë kanë ndodhur 25 vrasje; në 2013 – 31 vrasje; në 2017 – 9 vrasje; në 2018 – 6 vrasje.
Në Durrës në 2010 – 15 të tilla; në 2013 – 13 vrasje; në 2017 – 6 vrasje; dhe në 2018, – 4 vrasje.
Në Elbasan në 2010 – 11 të tilla; në 2013 – 4 vrasje; në 2017 dhe në 2018 respektivisht nga 1 vrasje.

Në Shkodër siç e thashë 18, 11, 6 dhe 8, pa hyrë tek plagosjet e rënda.
Në 2010 – shifra më e ulët, 13 plagosje të rënda në Shkodër, në 2 mandatet e tyre të mëparshme, kurse shifrat tona kanë qenë 2 në 2016; 6 në 2017 dhe 1 në 2018, pa hyrë tek veprat e tjera penale siç është vjedhjet me armë e tjera.

Pra statistikisht as që ka shifër që mund të krahasohet dhe po e them këtu me përgjegjësi të madhe publike, jo vetëm për këto lloj veprash penale, por për të gjithë treguesit statistiskorë të krimit të këtij viti, krahasimisht me të gjitha vitet që ka qeverisur Partia Demokratike.

Por kjo nuk është çështje statistikash. Edhe një ngjarje e vetme është një përgjegjësi. Unë jam tërësisht i përgjegjshëm, i vetëdijshëm, i ndërgjegjshëm për këtë përgjegjësi. Kjo është arsyeja që ne jemi përfshirë në një luftë intensive me grupet kriminale. Kemi bërë në këto pak muaj një skanim të plotë të tyre. Një profil të qartë të tyre, të grupeve kriminale që nuk u krijuan as dje e as pardje, por që e kanë zanafillën në vite e vite të tëra me aktivitet intensiv.

Kemi goditur deri tani një pjesë të konsiderueshme të këtyre grupeve. Gjatë muajve Shtator-Tetor në sajë të provave të mbledhura, në sajë të punës intensive që kemi bërë gjatë kësaj periudhe, jemi të bindur që do të goditen një pjesë e mirë e këtyre grupeve kriminale, gjithashtu.

Natyrisht ne do të vijojmë me përgjegjësi dhe përkushtim luftën pa kompromis ndaj këtyre grupeve kriminale. Operacioni “Forca e Ligjit” është duke vepruar dhe do të vazhdojë të shënojë rezultate konkrete në një luftë pa kompromis me të gjitha grupet kriminale të çfarë do lloj qofshin dhe kudo qofshin.
Faleminderit!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura