Vrasja nga RENEA e Konstandino Kacifas, vjen reagimi zyrtar i shtetit grek: Është e papranueshme, duam…

Oct 28, 2018 | 18:15
SHPËRNDAJE

Pas lajmit për vrasjen e Konstandinos Kacifas, ka reaguar shteti grek.

Ministria e Jashtme greke ndër të tjera kërkon nga autoritetet shqiptare sqarimin e plotë të rrethanave të vrasjes së 35-vjeçarit grek, shkruan “Ant1”.jjalbania

Reagimi i plotë i Minsitrisë së Jashtme greke:

“Autoritete greke në bashkëpunim me autoritet shqiptare kanë qenë në kontakt dhe kanë pasur informacion lidhur me ngjarjen në Bularat, ku dyshohet se shtetasi grek hapi zjarr ndaj policisë, e cila më pas kërkoi dhe arrestimin e tij.

Pak më parë ne u njoftuam se gjatë përplasjes së armatosur me policinë, humbi jetën shtetasi grek.

Shprehim keqardhjen tonë dhe ngushëllimin për familjarët e shtetasit grek në çdo rrethanë.

Është e papranueshme që të arrihet në një pikë humbjeje të jetëve njerëzore. Ne presim që autoritetet shqiptare të sqarojnë plotësisht rrethanat në të cilat ky qytetar grek ka humbur jetën dhe do të ndërmerren menjëherë veprimet e nevojshme”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme greke.

PANORAMA

41767676_1729837613806464_2477903844382605312_n

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura