Vrasja në Fllakë/ Viktima i kishte prerë veshin një shqiptari në Londër

Feb 11, 2016 | 17:11
SHPËRNDAJE

Xhevahir Brasha, personi i vrarë ditën e djeshme në një atentat pranë shtëpisë në Fllakë të Durrësit rezulton të ketë pasur një konflikt me një bashkëfshatar nga Hasi, që jetonte në Londër gjithashtu.

Xhevahir Brasha, i njohur ndryshe edhe me emrin Agim Caka
Xhevahir Brasha, i njohur ndryshe edhe me emrin Agim Caka

Burime brenda Prokurorisë, thonë se Brasha i ka prerë veshin një shqiptari gjatë një konflikti në Londër. Këtu janë përqendruar tashmë hetimet e Prokurorisë.

Kjo e fundit dyshon se vrasja e Brashës lidhet me një hakmarrje të mundshme për konfliktin me bashkëfshatarin e tij në Londër.

Viktima kishte 20 vjet që jetonte emigrant në Britani dhe tashmë, Prokuroria po kërkon informacion atje, për të zbuluar aktivitetet e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura