VIDEO/ Vrasja në Bathore, autori u ndihmua nga i ati. Fshehu armën e krimit

Feb 9, 2016 | 20:35
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Tiranës përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasin Gazmir Daci, i akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese, falsifikim dokumentesh, kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Daci, më katër nëntor të vitit 2015, vrau me armë zjarri Valmir Kolaverin në Bathore dhe kanosi vëllain e tij, Saimir Kolaverin.

Vrasja që u dyshua se u krye për pazaret e trafikimit të qenieve njerëzorë, kishte një motiv krejt banal.

Sipas hetimeve, dy vëllezërit Kolaveri, që udhëtonin me një BMË X5 kishin ngacmuar me fjalë autorin.

Ky i fundit i kishte takuar disa ditë më pas dy vëllezërit Kolaveri në të njëjtin mjet dhe u drejtoi pistoletën duke qëlluar ndaj Valmirit dhe duke e lënë të vdekur.

Ai u largua menjëherë për t’u arrestuar një muaj më pas teksa flinte i fshehur në një godinë. Po kështu, Prokuroria ka dalë në konkluzionin se autori është ndihmuar edhe nga i ati për të fshehur krimin.

Ky i fundit ka fshehur pistoletën me të cilin i biri i tij kreu vrasjen, duke penguar hetimet. Po kështu, pandehur do të merret edhe shtetasi Ezel Baja, mik me autorin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura