Vrasja e turistëve çekë, reagon Meta: Akt barbar që bie ndesh me mikpritjen dhe besën

Jul 4, 2015 | 19:51
SHPËRNDAJE

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka reaguar për vrasjen e dy turistëve çekë në Prekal të Shkodrës. Meta e ka dënuar vrasjen dhe u bëri thirrje autoriteteve që të gjejnë dhe nxjerrin vrasësin para drejtësisë.

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta

Ai e ka cilësuar vrasjen si akt barbar që bie ndesh me traditat e mikpritjes, bujarisë dhe besës së krahinës së Dukagjinit. Meta shprehu solidaritet me familjarët e viktimave dhe kërkoi që ligji të veprojë me shpejtësi mbi autorët. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura