Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë/ Ministrja e Drejtësisë në Kosovë: Jam gati të jap dorëheqjen nëse…

Dec 1, 2022 | 23:46
SHPËRNDAJE

Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë se është e gatshme të jap dorëheqje nëse vërtetohet se ka pasur përgjegjësi në mënyrë të drejtpërdrejt apo të tërthortë nga ana e ministrisë që ajo drejton për vrasjes e shtatzënës 35-vjeçare mbrëmjen e kaluar.

Albulena-Haxhiu

“Sa më përket mua, vetëm adresojeni se ku është përgjegjësia e drejtpërdrejt e ministres së Drejtësisë apo e tërthortë në këtë drejtim, dhe unë në jam gati të jap dorëheqje”, tha ajo.

Haxhiu, në një intervistë në TV1, tha se janë duke punuar maksimalisht që ta luftojnë dukurinë e vrasjes së grave.

“Ministria ka adresuar të gjitha kompetencat që ka dhe jam duke u përpjekur maksimalisht çdo ditë që të punojmë në këtë drejtim në mënyrë që ta luftojmë këtë fenomen të vrasjes së grave. Duket që është një përpjekje jashtëzakonisht e vështirë, mirëpo jam e bindur që kjo sfidë nuk do të na mund të ndal”, ka thënë Haxhiu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura