Vrasësi shqiptar me një këmbë do të dëbohet nga Britania e Madhe

Jul 2, 2016 | 8:34
SHPËRNDAJE

Një vrasës shqiptar me një këmbë, i pretendon se është azilkërkues nga Kosova, më në fund do të dëbohet nga Britania e Madhe pas 14 vitesh që jeton si lypës.34556C0A00000578-0-image-a-101_1467375629521

Saliman Barçi, 41 vjeç, i cili ka kryer një vrasje brutale të dyfishtë 20  vite më parë, është urdhëruar nga një gjykatë në Londër që të ekstradohet në Shqipëri, raporton “Daily Mail”.

Në vitin 1997, babai i tre fëmijëve akuzohet se ka vrarë Përparim Ibrahimin dhe Artur Gjokën në qytetin e Burrelit. Ai i ka futur në kurth dy të rinj duke u thënë se kishte 6 milionë lekë.

Barçi u arratis nga Shqipëria pas vrasjes së kryer me armë të ushtrisë dhe çështja e tij u mbyll në mars të vitit 1998.

Me daljen në dritë të fakteve të reja, ai u dënua me 25 vite burg në nëntor të vitit 2009.

Pas disa apelimesh nga nëna dhe motra e tij, Gjykata e Lartë në Tiranë rrëzoi vendimin dhe e çoi çështjen në Gjykatë e Apelit.

Saliman Barci background, Northolt, London. Barci has been convicted in his absence of two murders in his hometown of Burrel, Albania, in 1997. He is currently fighting extradition in Britain where he fled to for a new life. Collect picture shows Barci (and prospethic leg) before he started fighting extradition in the UK . Words Stephen Wright.
Saliman Barci ne Londer

Barçi, i cili në Britani ka përdorur emrin Saimir Basha, u arrestua me kërkesë të prokurorëve shqiptarë, të cilët korrikun e kaluar kërkuan ekstradimin e tij.

Barçi gjithashtu është dënua më 3 gusht të vitit 2015 për posedim kokainë.

Kur u pyet sesi e fitoi statusin e azilantit ai u përgjigj: Si çdo shqiptar tjetër që ishte nga Kosova.

Tashmë për ekstradimin e tij, fjalën e fundit do ta thotë Sekretariati i Shtetit.

Barçi ka pranuar se ka përdorur identitet të rremë dhe tregoi se një gjë të tillë e ka bërë pasi ndihej i kërcënuar nga anëtarët e një prej dy të rinjve të vrarë prej tij.346BEAB800000578-0-image-a-100_1467375573963

41-vjeçari ka kërkuar që të mos ekstradohet jo vetëm për shkak se drejtësia në Shqipëri është e manipuluar por edhe për gjendjen e tij shëndetësore.

Ai ka deklaruar se, ka prerë këmbën e tij të majtë 2 cm poshtë gjurit në vitin 1995 pasi u aksidentua rëndë me motor.

Barçi tha para gjykatës se atë do ta vrasin në Shqipëri pasi është i rrezikuar nga gjakmarrja dhe korrupsionit në sistemin e drejtësisë.

Sipas tij kjo ishte arsyeja pse ai emigroi në Britani në mënyrë që të ishte i mbrojtur nga shteti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura